Vdes aktori i njohur shqiptar i 130 roleve (Foto)

Vdes aktori i njohur shqiptar i 130 roleve (Foto)

Shuhet ne moshen 80-vjecare aktori i njohur i skenes shqiptare Mërkur Bozgo.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7 vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

§ Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

§ Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

§ Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

§ Tela për violinë (1987), Andoni

§ Stolat në park (1988), Drejtori

§ Bolero (1997), Klienti i Evelines

§ Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

§ Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

§ Bela TV Serial (2011) Babai

Shpërndaje në: