Një 85 vjeçar i vdekur në aksidentin me kamion në Pejë, Policia jep detaje

Një burrë 85-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania. “Sot […]
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania.
“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.”, bëri të ditur Gashi./Periskopi












