Vdes një person në Pejë, dyshohet se është goditur qëllimshëm me veturë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndime të rënda të marra nga goditja e një veture. Sipas dyshimeve të para, këmbësori është goditur qëllimshëm nga vetura. I dyshuari ndodhet në kërkim. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Express se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. “Prokurori i Krimeve të […]
I dyshuari ndodhet në kërkim.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Express se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha Nikçi.
Periskopi do të ju mbajë të njoftuar për detajet e tjera të kësaj ngjarje.












