Vdes vajza e dytë nga aksidenti me fatalitet në Ranillugë

Vdes vajza e dytë nga aksidenti me fatalitet në Ranillugë

Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut. Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore. Lajmi e ka […]

Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.

Lajmi e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, transemton Periskopi.

 

 

 

“Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK” ka thënë Emini për Dukagjinin, duke shtuar se e lënduara e tretë që është dërguar në QKUK, është e lindur në vitin 2004.

Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

 

 

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë ka thënë Hashani.

Aksident i rëndë në Ranillugë, vdes një grua

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit