Vdes Virginia Giuffre, dëshmitarja dhe akuzuesja për abuzim seksual ndaj Jeffrey Epstein dhe Princit Andrew

Vdes Virginia Giuffre, dëshmitarja dhe akuzuesja për abuzim seksual ndaj Jeffrey Epstein dhe Princit Andrew

Virginia Giuffre, një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, transmeton Periskopi. Familja e saj konfirmoi se ajo i ka dhënë fund jetës, në fermën e saj në Australinë Perëndimore. Giuffre u bë e njohur globalisht për akuzat e saj kundër […]

Familja e saj konfirmoi se ajo i ka dhënë fund jetës, në fermën e saj në Australinë Perëndimore.

Giuffre u bë e njohur globalisht për akuzat e saj kundër financierit amerikan Jeffrey Epstein, bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell dhe Princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo deklaroi se ishte trafikuar nga Epstein dhe Maxwell kur ishte vetëm 17 vjeç, për t’u abuzuar seksualisht nga Duka i Jorkut – akuza që Princi Andrew i ka mohuar vazhdimisht. Në vitin 2022, ai arriti një marrëveshje jashtë gjykate me Giuffre, pa pranuar fajësinë, shkruan BBC.

Një jetë e ndikuar nga trauma, e kthyer në aktivizëm

Në një deklaratë të dhënë nga familja e saj të premten, Virginia u përshkrua si një “luftëtare e ashpër në luftën kundër abuzimit seksual”. Ata shtuan se ” abuzimi që ajo kishte përjetuar… u bë e padurueshme”.

“Ajo vrau veten, si viktimë e përjetshme e trafikimit dhe abuzimit seksual,” thuhet në deklaratën familjare.

Virginia jetonte në periferi të Perthit së bashku me tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin Robert, megjithëse raportime të fundit tregonin se çifti ishte ndarë pas 22 vitesh martesë. Tre javë më parë, ajo kishte postuar në Instagram për një aksident të rëndë me makinë – të cilin më pas familja e saj e quajti një moment të dhimbshëm, që ajo nuk kishte ndërmend ta bënte publik.

Policia e Australisë Perëndimore raportoi se të premten mbrëma u thirr në një shtëpi në zonën Neergabby, ku zonja Giuffre u gjet e pajetë. Hetimet e para tregojnë se vdekja nuk është e dyshimtë.

Nga viktimë në zë i fuqishëm

E lindur në Shtetet e Bashkuara, Virginia Giuffre u njoh për herë të parë me Ghislaine Maxwell në vitin 2000.

Sipas dëshmive të saj publike, ajo u bë viktimë e një rrjeti të strukturuar abuzimi dhe trafikimi të udhëhequr nga Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa po priste gjyqin për trafikim seksual. Maxwell, ndërkohë, u dënua me 20 vjet burg për rolin e saj në këtë rrjet.

Pas publikimit të akuzave të saj, Giuffre u bë një figurë kyçe në lëvizjen ndërkombëtare #MeToo dhe mbështeti të mbijetuarit e abuzimit seksual anembanë botës.

Të ngjashme
“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit