Vëllai i Bylbyl Sokolit bëhet këshilltar teknik i kryeshefit të KEK-ut: Ishte kërkesë e menaxhmentit, unë s’jam me VV-në!

Vëllai i Bylbyl Sokolit bëhet këshilltar teknik i kryeshefit të KEK-ut: Ishte kërkesë e menaxhmentit, unë s’jam me VV-në!

Ngërçi disa mujor në Kosovë, nuk po e ndalon partinë në pushtet që të rehatoi familjarët në Koorporaten Energjetike të Kosovës (KEK). Ani pse në Vetëvendosje disa deputetë kanë filluar mandatin e parë, ata duket se janë mbushur “sherr” nga partia. Kështu po del se bëri edhe profesori, Bylbyl Sokoli, vëllau i të cilit u […]

Ngërçi disa mujor në Kosovë, nuk po e ndalon partinë në pushtet që të rehatoi familjarët në Koorporaten Energjetike të Kosovës (KEK). Ani pse në Vetëvendosje disa deputetë kanë filluar mandatin e parë, ata duket se janë mbushur “sherr” nga partia. Kështu po del se bëri edhe profesori, Bylbyl Sokoli, vëllau i të cilit u emërua në pozitën “këshilltar teknik i kryeshefit”, të KEK-ut, Gramos Hashanit, shkruan Periskopi.

Ramadan Sokoli, u emërua në pozitën e këshilltarit teknik në KEK pa konkurs të hapur.

Periskopi sot gjatë ditë ka kontaktuar me Sokolin dhe i njëjti konfirmoi se ka ardhur në atë pozitë pa konkurs të hapur dhe me kërkesën e menaxhmentit.

“Unë jam në KEK që 15 vjet , 12 vjet kam ushtruar detyrën e menaxherit edhe me kërkesë të menaxhmentit kam pranuar me ardhë në këtë pozitë. Unë kam pranu me kontribu në këtë pozitë, mos më pyet se nuk e di aty unë nuk merrem me atë problematikë”, tha fillimisht Ramadan Sokoli për Periskopin.

Kur u pyet, Sokoli nëse emërimi i tij është konflikt interesi, Ramadani i nervozuar u shpreh:

“Çfarë konflikti interesi, vllau jem ka shtëpinë e vet, unë kam shtëpinë time. Çka ka lidhje”.

“Vllau jem ndikim?-Pse çka po mendon ti, çfarë familje jemi ne, me ndikim. s’ke drejtë me u merr me familjen time. Ku pe sheh ndërlidhjen e vëllaut tim me mua. Ai është në Lëvizjen Vetëvendosje, unë jam në lëvizjen e ballit kombëtar në Lëvizjen për Bashkimin Kombëtar. Vëllau im është me kanë është problem i tij është. Unë I kam 7 vllazen, krejt i kanë pozicionet e veta po unë për veti jam në Lëvzjen e Bashkimit Kombëtar, nuk kam të bëjë fare as me VV as me PDK as me LDK  as me kërkon hic”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë se vazhdimisht gjatë 4 viteve qeverisje Kurti, ishte raportuar për skandalet e punësimit në KEK, madje edhe Prokuroria kishte nisur hetime pas dyshimeve se kanë ndodhur shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në konkursin për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ndërkohë, Gramos Hashani që disa muaj është u.d i kryeshefit, por që kjo kohë është përcjellur me skandale e krizë në KEK.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve