Vendi është, veç po priten paret: Kur do ta shohim Adem Jasharin në Prishtinë

Vendi është, veç po priten paret: Kur do ta shohim Adem Jasharin në Prishtinë

Heroi legjendar, Adem Jashari ka mbetur ende pa shtatore në Prishtinë. Kryeqendra e Kosovës nuk ia ka dhënë nderimin e merituar njeriut që kontribuoi për vendin e sakrifikoi për liri.  Prishtina e ka veç një shesh me emrin “Adem Jashari”. Përkundër iniciativave nga grupe të caktuara të asambleistëve dhe qytetarëve, çështja e ndërtimit të bustit […]

Figura e Adem Jasharit si e tillë gjendet në disa qytete të Kosovës, por jo edhe në kryeqytet. Kërkesat janë të kahmotshme, por asnjë qeverisje lokale deri tash në komunën e Prishtinës nuk e kishte marrë me prioritet.

Pas ardhjes në pushtet të kryetarit Përparim Rama, ishte grupi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës që i bënë një kërkesë publike që të iniciohet sa më shpejt vendosja e shtatores së Adem Jasharit në cepin e  hapësirës së ndërtesës të Qeverisë së Kosovës, parcelë e cila ishte përcaktuar nga Kuvendi Komunal më 2019.  (Shih vendimin)

Asamblisti i PDK’së, Leutrim Retkoceri në një prononcim për Periskopin ka treguar se tek në fund të muajit maj pritet të rishikohet buxheti i komunës e aty të ndahet shuma e nevojshme për ndërtimin e shtatores.

Sipas tij, nuk dihet saktë se kur janë gjasat të finalizohet si proces.

‘’Presim në rishikim të fund të majit, që të ndahen mjetet më së pari, e pastaj me vazhdu me procedurat e prokurimit. Pjesën e përcaktimit të artistëve dhe pak a shumë qysh ka me u pa krejt koncepti. Është duke u punu në atë drejtim me informatat që kam. Ideja është këtu edhe iniciativa u kanë për me lëvizë si projekt, me shku në fazat që parashihen me ligj. Nuk kemi dhënë data sepse është çështje e ndjeshme, këtu veç duhet me u punu maksimalisht që me u realizu’’, ka theksuar ai për Periskopin.

Periskopi ka kërkuar edhe një përgjigje zyrtare nga komuna e Prishtinës, të cilat na thanë se procesi kishte ngecur prej qeverisjeve të kaluara, shkaku i situatës me pandeminë.

‘’Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marr vendim më datën 11.11.2019 për ndarjen e parcelës për vendosjen e Shtatores se Adem Jasharit në Prishtinë. Por, më pas ish-qeverisja e kaluar nuk e ka ndarë buxhetin me arsyetimin se ishim në kohë pandemie dhe kjo çështje patë ngecur’’, thuhet në përgjigjen e asamblistes Jeta Rafuna, të cilën na e dërgoi komuna e Prishtinës.

‘’Më 5 mars, bashkë me shefin e Grupit të PDK’së,  Leutrim Retkoceri jemi takuar me Kryetarin Përparim Rama dhe Nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe e  kemi dërguar Vendimin e Kuvendit Komunal me numër 01-353/01 , -01- 0276651/19 dhe kemi kërkuar ndarjen e buxhetit dhe përshpejtimin e procedurave të prokurimit për Shtatoren’’, thuhet tutje në përgjigje.

Një dëshirë të madhe për vendosje  të shtatores së Adem Jasharit në këtë periudhë e kanë nga Organizata e Veteranëve të  Luftës së Kosovës. Nënkryetari Xhavit Jashari ka thënë për Periskopin se figura e heroit legjendar duhet të trumbetojë në çdo kryeqendër shqiptare, e jo veç në Prishtinë.

‘’Organizatat e dala nga lufta kanë bërë kërkesë për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit, kryesisht këtu ku është ai trekëndëshi që thirret Bashkim Vllaznimi. Duhet të ngritet shtatorja dhe mendoj që në krejt qendrat kryesore të shqiptarizmit duhet të ngritet shtatorja e komandantit.  Duhet t’i jepet vendi meritor nga institucionet. Vlerën e komandatit legjendar nuk mund ta hudhë kërrkush poshtë, mendoj që jo që nuk janë vonu, por në këtë kohë duhet të ndodh gjithqysh’’, ka deklaruar Jashari për Periskopin.

E pikërisht për këtë qëllim, gjatë vitit të kaluar ishin Grupi i Tifozëve të Prishtinës, ‘Plisat’ që kishin iniciuar një peticion me nënshkrime për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit.

Përfaqësuesi i Plisave, Kushtrim Ramadani, që ishte pjesë e organizimit të peticionit, në një deklaratë për Periskopin ka treguar se qysh atëherë i kishin dërguar mbi 12 mijë nënshkrime në komunën e Prishtinës, por  deri tash nuk është ndërmarrë diçka konkrete.

‘’Po pritet tash të bëhet diçka, por ne  patëm mbledh nënshkrimet, i patëm dërgu në komunë’’, ka thënë shkurt Ramadani.

Një iniciativë të tillë e kishte kërkuar e mbështetur edhe familja Jashari nga Prekazi./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?