Vendimi i Gjykatës – Kushtetuesja nuk e njeh Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit

Vendimi i Gjykatës – Kushtetuesja nuk e njeh Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb. Ndryshe nga kjo, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e kishte shpallë të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb. “TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e […]

Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Ndryshe nga kjo, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e kishte shpallë të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.

“TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njërën ndër pikat e vendimit të Kushtetueses.

Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb

Pasi kishin dalë në votim shumica e deputetëve serbë në Kuvend dhe asnjëri prej tyre s’i kishte marrë votat – një procedurë që e kishte kundërshtuar Lista Srpska edhe me mospjesëmarrje në votim – Basha atëherë pati thënë se “konsideron” që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës.

“Janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë që vjen nga komuniteti joshumicë serb. Asnjëri nuk është zgjedhur nënkryetar ku tetë prej tyre nuk kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit në të gjitha tentativat, ndërsa dy prej tyre kanë refuzuar që të jenë kandidatë për nënkryetar. Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë për sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti serb, prandaj me këtë rast konsideroj që kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse se nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”.

Basha kishte thënë se meqë Kuvendi është i konstituuar, sipas tij, atëherë do të mund të procedohej me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Por, në këtë mbledhje s’patën shkuar anëtarët e Kryesisë nga partitë tjera shqiptare.

“Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsideroj që zgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët apo njërit nga gjashtë anëtarët e Kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë, ndërkaq se si të procedohet tutje me punën tonë si Kuvend, konsideroj që do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së Kuvendit”, kishte thënë Basha./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve