Vendimi i ZRRE për rrymën në pikëpyetje: Gjykata e anulon, ZRRE mohon

Vendimi i ZRRE për rrymën në pikëpyetje: Gjykata e anulon, ZRRE mohon

Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke e cilësuar si të kundërligjshëm dhe të zbatuar në kundërshtim me procedurat ligjore. Sipas aktgjykimit KA.nr.301/25, Gjykata ka anuluar pikën IV të vendimit të […]

Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke e cilësuar si të kundërligjshëm dhe të zbatuar në kundërshtim me procedurat ligjore.

Sipas aktgjykimit KA.nr.301/25, Gjykata ka anuluar pikën IV të vendimit të ZRRE-së nr.275/24 të datës 05.04.2024 dhe gjithashtu ka anuluar tërësisht njoftimin e datës 12.03.2025, që obligonte bizneset me mbi 50 punëtorë apo qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të kalonin në tregun e hapur nga 1 qershori. Gjykata theksoi se vendimi është i menjëhershëm dhe me efekt të drejtpërdrejtë juridik, duke pezulluar zbatimin deri në një vendim përfundimtar.

Megjithatë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mohuar që ky vendim gjyqësor e anulon tërësisht liberalizimin e tregut.

Sipas burimeve të Kosovapress brenda ZRRE-së, vendimi i Gjykatës është për një rast të veçantë dhe nuk ka efekt të përgjithshëm ndaj të gjitha bizneseve. ZRRE rithekson se vendimi i saj është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbetet në fuqi për të gjitha subjektet që nuk janë përfshirë në këtë rast specifik gjyqësor.

Në anën tjetër, bizneset vendore dhe Oda Ekonomike kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës, duke e konsideruar si konfirmim të shkeljeve të kryera nga ZRRE në procesin e tranzicionit. Ato kërkojnë anulimin e plotë të liberalizimit të tregut, duke paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike nëse zbatimi vazhdon.

Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Kurse në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve