Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim ndaj 36-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë që u mbajt më 31.04.2024, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024. Ai tha se ngjarja kishte ndodhur në zyrën e njërës prej punëtorëve sociale në QPS Ferizaj.Prokurori Avdiu tha se ndaj Valon Aliut ekziston dyshimi se […]
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë që u mbajt më 31.04.2024, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024.
Ai tha se ngjarja kishte ndodhur në zyrën e njërës prej punëtorëve sociale në QPS Ferizaj.Prokurori Avdiu tha se ndaj Valon Aliut ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën Erona Coklin, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe ka plagosur në krah vëllain e të ndjerës.Arma që u përdor në rast sipas prokurorit Avdiu ishte pistoletë e tipit Zoraki m2906-T me kalibër 9 milimetër.
Arma është sekuestruar bashkë me një karikator të zbrazët.Sipas kallëzimit penal që ka siguruar KALLXO.com, dëshmitare në këtë rast ka qenë punëtorja sociale Qëndresa Zymeri, e cila pos tjerash ka deklaruar se më 12.04.2024, rreth orës 14:40, në zyrën e saj në QPS, i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të të ndjerës, si dhe në drejtim të dëmtuarit – vëllait të viktimës.Edhe i dyshuari në deklaratën e tij në polici ka thënë se brenda në zyre është takuar me të ndjerën , vëllain e saj dhe punëtoren e QPS-së.
Aty edhe ka filluar fjalosja dhe në një moment ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të të ndjerës apo vëllait të saj pastaj sërish ka shtënë dy apo tri herë në drejtim të të ndjerës Erona Cokli dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Kurse sa i përket armës thuhet se të njëjtën e ka blerë në Ferizaj nga një klient dhe nuk ka pasur leje për armë.Kallxo.com












