Vendos Komisioni për Buxhet: S’ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë

Vendos Komisioni për Buxhet: S’ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë

Pavarësisht protestave të bëra ditë më parë nga specializantët e mjekësisë, Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere ka refuzuar kërkesën e tyre, për paga dhe mëditje.

Me 2 abstenime dhe 6 vota pro, në mbledhjen e këtij Komisioni, është votuar refuzimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani ka treguar arsyet se pse nuk po plotësohen kërkesat e specializantëve.

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha ai.

Ndryshe, specializantët ditë më parë kanë protestuar lidhur me anashkalimin që po i bëhet atyre./Periskopi/

Shpërndaje në: