Veseli ia kthen ambasadorit zviceran: I nderuar, jeni në Drenicë, vendin e shumë heronjve dhe të presidentit Thaçi

Veseli ia kthen ambasadorit zviceran: I nderuar, jeni në Drenicë, vendin e shumë heronjve dhe të presidentit Thaçi

Veseli nuk ia la në të veten ambasadorit zviceran: I nderuar, në këtë vend ka shumë heronj, nga këtu është edhe presidenti Thaçi “Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 […]

Veseli nuk ia la në të veten ambasadorit zviceran: I nderuar, në këtë vend ka shumë heronj, nga këtu është edhe presidenti Thaçi

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë”. Kështu ka deklaruar sot ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Ndaj kësaj deklarate, ka reguar kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër sot në Skenderaj. Ai ka përmendur numrin e veteranëve, duke thënë që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët. Nga Skenderaj ai foli edhe për shërbyesit civil në Kosovë, tha se numri i tyre është tri herë më i madhe se në vendet e rajonit. Kadri Veseli ishte aty, i foli për veteranët.

Ambasadori Lebet, foli kështu në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt, duke thënë se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur.

Ai ka thënë se vlera e projektit të ujësjellësit kushton 2.5 përqind e vlerës së ndarë për pensionet e veteranëve, këtu ai ka thënë se ka shumë veteranë të rrejshëm që marrin pensione pa meritë.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhej jo për të financuar veteranët e rrejshëm do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, tha ai.

Kësaj deklarate të ambasadorit i ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi, ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.

“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i jap luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, tha ai.

 

Të ngjashme
Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure