Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin hequr dorë nga shqyrtimi periodik i paraburgimit deri në vendimin e Apelit për ankesën për lirim të përkohshëm

Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin hequr dorë nga shqyrtimi periodik i paraburgimit deri në vendimin e Apelit për ankesën për lirim të përkohshëm

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kishin hequr dorë nga e drejta për shqyrtim periodik të paraburgimit ndaj tyre deri në marrjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në ankesën ndaj vendimit të shkallës së parë për refuzimin e kërkesave për lirim të përkohshëm. Njoftimet për heqje dorë […]

Njoftimet për heqje dorë nga kjo e drejtë, Veseli dhe Krasniqi i kishin dorëzuar më 1o qershor 2025. Ndërsa, Selimi e kishte dorëzuar njoftimin e tij një ditë pas, përkatësisht më 11 qershor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Periskopi.

Ndryshe, kjo ankesë e Selimit, Veselit dhe Krasniqit në Apel është rrëzuar në tërësi përmes vendimeve të ndara më 13 gusht 2025 nga gjyqtarja Michele Picard.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të ngjashme
“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Presidenti i UEFA-s e bojkotoi finalen e Botërorit, kjo është arsyeja

Presidenti i UEFA-s e bojkotoi finalen e Botërorit, kjo është arsyeja

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

Trump i vendos afat të ri Iranit: Deri nesër në orën 08:00 për marrëveshje, më pas “nuk do të ketë ura dhe stacione”

Trump i vendos afat të ri Iranit: Deri nesër në orën 08:00 për marrëveshje, më pas “nuk do të ketë ura dhe stacione”

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar