Vetëm 23 ditë pasi u zgjodh Kryetar, bëri kërkesë që t`i ndërtohet një shtëpi – A ishte kjo arsyeja e ngujimit të Lulzim Hetemit në Komunë?

Vetëm 23 ditë pasi u zgjodh Kryetar, bëri kërkesë që t`i ndërtohet një shtëpi – A ishte kjo arsyeja e ngujimit të Lulzim Hetemit në Komunë?

Vetëm 23 ditë pas zgjedhjes Kryetar i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi kishte aplikuar në Ministrinë e Administrimit Pushtetit Lokal që t’iu ndërtohet një shtëpi, shkruan Periskopi. *** Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL) vitin e kaluar kishte hapur një aplikacion për ndërtim të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komuna për të […]

***

Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL) vitin e kaluar kishte hapur një aplikacion për ndërtim të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme. Kësaj thirrjeje, çuditërisht i është përgjigjur vet Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Periskopi ka siguruar dokumentet ku shihet se, më datë 16.05 2023, Hetemi ka plotësuar formularin e ku ka raportuar gjithashtu edhe për gjendjen ekonomike të tij. Pavarësisht se është kryetar i një Komune, Hetemi deklaron se është në pension të parakohshëm.

 

Në deklaratën nën betim, Hetemi shkruan si më poshtë;

Unë i poshtë nënshkruari aplikues në “Thirrjen Publike për renovimin e shtëpive/banesave për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme, deklarojë se përmbushi kërkesat e përshtatshmëritë për pjesëmarje në këtë thirrje.
Unë pranoj se nuk kam përfituar ose nuk kam pranuar përkrahjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose ndonjë Institucioni apo Organizate tjetër për renovim të shtëpisë / banesës në tri vitet e fundit.
Unë deklaroje se të dhënat dhe dokumentacioni i prezantuar pranë MAPL-së, janë të sakta dhe të vërteta, në të kundërtën mbaj përgjegjësi penale dhe civile.
Unë pajtohem që të dhënat e mia të prezantuara gjatë aplikimit të përdoren sipas Ligjit nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kush është Lulzim Hetemi

Me një pjesëmarrje shumë të ulët dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe, më 21 prill u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komuna të veriu të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm 1 mijë e 567 qytetarë, apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar e hodhën votën e tyre. Megjithë këtë pjesëmarrje kaq të ulët, procesi i zgjedhjeve u cilësua “legjitim”.

Njëri ndër fituesit e komunave në Veri, atë të Leposaviqit ishte Lulzim Hetemi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Hetemi është i njohur për qëndresën e tij në objektin komunal për muaj të tërë pas shpërthimit të protestave atje, që arritën kulmin më 29 maj.

Pas 7 muajve qëndrim i mbyllur në zyre, Hetemi kishte vendosur të largohet.

Vlen të theksohet se, ai me urdhër të Kurtit, po qëndronte i mbyllur brenda komunës përkundër se ndërkombëtarët kërkuan që ai të mos qëndroj i mbyllur.
Arsyetimi i mbylljes së tij ishte vendosja e ligjshmërisë në veri.

Në mesin e shumë protestave e trazirave, Hetemi kishte hyrë në zyre përkundër se ndërkombëtarët kërkuan që ai funksionin e kryetarit ta kryente në një zyrë alternative.

Kujtojmë se më 21 prill 2024, ka dështuar një proces i votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosvës.

Serbët lokalë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – ndonëse kanë marrë pjesë në peticionin për shkarkim të kryetarëve – më vonë e kanë bojkotuar procesin, sikurse ka bërë thirrje Lista Serbe.

Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se ka vendosur të bojkotojë procesin për shkak të listave të vjetërsuara të votuesve dhe duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Si pasojë e dështimit të procesit të 21 prillit, kryetarët shqiptarë e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.
/Periskopi/

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre