Vetëm 43 vota për komisionin, Dehari e ndërpret sërish seancën konstituive

Vetëm 43 vota për komisionin, Dehari e ndërpret sërish seancën konstituive

Ka dështuar edhe “përpjekja” e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme. Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i thonin disa fjalë nga foltorja e […]

Ka dështuar edhe “përpjekja” e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i thonin disa fjalë nga foltorja e Kuvendit, kur u ftuan për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.

Dehari kërkoi që t’u ndërpritet fjala atyre, duke kërkuar “vetëm propozimin”.

Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 43 vota.

Situata duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur./Periskopi/

As pas 25 minutash, nuk nis seanca konstituive

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare