Vetëvendosje kërkon që zgjedhjet në Podujevë të mbahen me 14 qershor

Lëvizja Vetëvendosje iu është drejtuar sot me një kërkesë KQZ’së duke kërkuar nga të njëjtët mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë me datë 14 qershor. Kreu i LVV’së në Podujevë, Bajram Ajeti sot ka dorëzuar kërkesë në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë, duke dorëzuar edhe propozimin e tyre që të njëjtat […]

Kreu i LVV’së në Podujevë, Bajram Ajeti sot ka dorëzuar kërkesë në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë, duke dorëzuar edhe propozimin e tyre që të njëjtat të mbahen me 14 qershor.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Besianë, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, Bajram Ajeti, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin tonë për mbajtjen e zgjedhjeve me datën 14.06.2020. Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaqërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj. Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet. Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, shkruhet në njoftimin e bërë nga LVV’ja.

Të ngjashme
Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë