Vetëvendosje votoi pro që secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon t’i mohohet e drejta e votimit

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë. Në vendimin e KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues, shkruan Periskopi. Secili […]
Në vendimin e KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues, shkruan Periskopi.
Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Burimet e Periskopit brenda KQZ-së thonë se 11 anëtarët e këtij institucioni kanë votuar pro këtij vendimi.
“Këtë vendim e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, duke përfshirë këtu edhe Sami Kurteshin dhe Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje” thotë ky burim.
Alim Rama nga VV këtë vendim e ka vlerësuar pozitivisht.
“Ka të bëjë poashtu edhe me kërkesën që përsëritet në rekomandimet e Bashkimit Evropian që me rrit integritetin e procesit të aplikimit me postë”, përfundoi ai.
Në anën tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së.
Haxhiu ka thënë se ky institucion po u shton kritere jokushtetuese dhe të paligjshme bashkëatdhetarëve, duke ua cënuar të drejtën e votës, vetëm pse dikush nuk e ka hapur telefonin.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën! Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme! E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”! Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!”- kishte shkruar në Facebook./PERISKOPI/
KQZ për votimin nga Diaspora: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi
https://www.facebook.com/981226585245257/videos/464878571597341












