Viti i ri 2021 do të fillojë me mbledhje të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Viti i ri 2021 do të fillojë me mbledhje të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Viti 2021 do të fillojë me mbledhje të përbashkët mes dy qeverie, të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut. Kështu, kjo mbledhje do të mbahet me 25 janar, ka njoftuar zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi. Ajo tha se pas takimeve me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u dakorduan që mbledhja e përbashkët ndërmjet dy […]

Kështu, kjo mbledhje do të mbahet me 25 janar, ka njoftuar zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi.

Ajo tha se pas takimeve me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u dakorduan që mbledhja e përbashkët ndërmjet dy qeverive të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

“Qeveria jonë ka filluar përgatitjen për realizimin e takimit të parë mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në funksion të përgatitjes së kësaj mbledhje më datë 25 nëntor 2020 kam pritur në takim zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë Veriore, Artan Grubi.

Në takim biseduam për hapat që duhet të ndërmarrim bashkarisht për përgatitjen e mbledhjes së përbashkët.

Takimi i dytë më z.Grubi u mbajt në Shkup më datë 16.12.2020. Në këtë takim u dakorduam që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup, në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”.

Tutje ajo tha se Qeverisë atje i kanë dërguar një listë prej disa marrëveshjeve dhe kanë dhënë komentet lidhur me to.

“Nga lista prej 20 marrëveshjeve që posedojmë tani nuk besoj që kemi shumë marrëveshje për të cilat do të kemi pengesa për t’u nënshkruar nga ana e dy Qeverive tona”.

 

Të ngjashme
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi