‘Viva Fresh’ e pranon se mban mish të prishur në frigorifer

‘Viva Fresh’ e pranon se mban mish të prishur në frigorifer

Inspektorati Komunal sot ka asgjësuar më shumë se 500 kilogram mish të dyshimtë, që ishte gjetur në frigoriferët e marketit “Viva Fresh”. Në arsyetimin e këtij marketi thuhet se mishi i prishur ishte mbajtur në frigorifer për t’u gjuajtur më vonë, shkruan Periskopi. Por, kështu nuk thuhet në raportin e Inspektoratit Komunal të Mitrovicës. Sipas […]

Por, kështu nuk thuhet në raportin e Inspektoratit Komunal të Mitrovicës.

Sipas të njëjtin raport, mishi që po mbahej në frigoriferët e depos së ‘Viva Fresh’-it do të shitej.

Në raportin e Inspektoratit Komunal gjatë kontrollit që i ka bërë “Viva Fresh” me 13 shkurt të këtij viti, thuhet se në pikën e saj në Shupkovc të Mitrovicës është gjetur se “Viva Fresh” kishte në frigon e saj mbetje të mishit dhe mish të ngrirë që nuk kishte asnjë deklarim.

“Me datë 13.02.2018 kemi kryer kontrollin inspektues në “Viva Fresh” SHPK i cili veprimtarinë e zhvillon në Shupkovc-Mitrovicë, ku u konstatua se në frigon e këtij subjekti afarist ndodhet një sasi prej 573.40kg e mbetjeve të mishit dhe mishit i cili është i ngrirë dhe nuk ka kurrfarë deklaracioni dhe nuk dihet destinimi i tij. Me këtë veprim ka rrezikuar në mënyrë serioze shëndetin e konsumatorëve që furnizohen me ushqime jo të sigurta dhe të papërshtatshme për konsum”, thuhet në procesverbalin që e ka siguruar Metro.

Por në reagimin e “Viva Fresh” thuhet se ata po e mbanin mishin në frigo për ta gjuajtur më vonë.

“Mbetjet e mishit të gjetura në dyqanin tonë kanë qenë të grumbulluara në një vend të veçantë në depo, me destinim asgjësimin, sipas legjislacionit në fuqi. Pra nuk kanë qenë në shitje, dhe këtë gjë e dëshmon procesverbali i Inspektorit me nr.0995. Mbetjet e grumbulluara për asgjësim kanë qenë të sinjalizuara që nuk janë për shitje, së bashku me disa produkte të tjera, të cilat po ashtu kanë qenë në proces asgjësimi”, thuhet në sqarimin e tyre./Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?