Vjosa Osmani pyetet nga BBC se ku dallon prej politikanëve tjerë: E ka të vështirë të përgjigjet

Vjosa Osmani pyetet nga BBC se ku dallon prej politikanëve tjerë: E ka të vështirë të përgjigjet

Vjosa Osmani ka qenë e ftuar sot në HARDtalk të BBC-së në një intervistë të gjatë 23 minuta. Ajo u prezantua si ushtruese e detyrës që mund të bëhet edhe presidente e re e Kosovës. A mundet Kosova të dëbojë fantazmat e së kaluarës? – ishte tema kryesore. Pyetja e parë që i bëri gazetari […]

Ajo u prezantua si ushtruese e detyrës që mund të bëhet edhe presidente e re e Kosovës.

A mundet Kosova të dëbojë fantazmat e së kaluarës? – ishte tema kryesore.

Pyetja e parë që i bëri gazetari ishte se ku ndryshonte ajo prej politikanëve të vjetër të Kosovës, por përgjigja e znj.Osmani nuk ishte aspak e elaboruar.

Ajo ka përmendur platformën anti-korrupsion, dhe konsistencën në mbajtjen e qëndrimeve që kanë pasur me Kurtin në dy dekada.

Në të vërtetë, kjo konsistencë mund të jetë e diskutueshme kur dihet se Vetëvendosje ka fshirë komunikatat nga faqja e saj zyrtare online.

BBC:

Në çfarë forme do të thoshit se jeni e ndryshme nga garda e vjetër [e politikanëve kosovarë]?

VO:

Në shumë forma, në fakt, ani pse kam qenë pjesë e politikës për goxha kohë. E nisa [karrierën] shumë herët, kur isha 17 vjeçare – kështu që janë bërë më shumë se njëzet vjet. Unë nuk isha kurrë pjesë e Ekzekutivit kështu që kurrë s’kam pasur pushtet ekzekutiv në vendimet që janë marrë.

Por mendoj se [ndryshimi me të tjerët] fillimisht ka të bëj me platformën politike me të cilën garuam bashkë me kryeministrin në ardhje [Kurtin] që bazohet në platformën tonë anti-korrupsion… Ka edhe shumë arsye por praktikisht bazohet edhe te konsistenca që kemi shfaqur në politikë për dy dekadat e fundit që i kanë bindur qytetarët e Kosovës të na japin mbështetjen dominuese. Kjo tregon se një gjeneratë e re politike, jo sa i përket moshës por sa i përket mendësisë, më në fund do t’ju japë mundësinë popullit të Kosovës që të gjejnë perspektivën e tyre brenda vendit dhe jo të dalin jashtë./PERISKOPI/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot