Von Cramon deklaron se drejtori i RTK-së është njeri i afërt i pushtetit – Muja i VV-së çudit me replikën e tij

Von Cramon deklaron se drejtori i RTK-së është njeri i afërt i pushtetit – Muja i VV-së çudit me replikën e tij

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në punimet e takimit të 10-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Kosovë – BE, ka folur për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, shkruan Periskopi. Cramon është shprehur e shqetësuar me faktin se drejtori i ri i RTK-së, Rilind Gërvalla, është njeriu i afërt […]

Cramon është shprehur e shqetësuar me faktin se drejtori i ri i RTK-së, Rilind Gërvalla, është njeriu i afërt me pushtetin. Ajo deklaroi se “kishin shpresuar që procesi i zgjedhjes do të ishte një proces i depolitizuar, megjithatë në fund u pa që ishte një person me përkatësi të qarta partiake”.

“Ne kishim shpresuar që kishte proces të depolitizuar dhe në fund u pa që ishte një person i cili ka përkatësi të qartë partiake dhe kjo është shqetësuese. Ne që e vëzhgojmë situatën e transmetuesëve publik, mesazhi u kalua. është e qartë që kjo nuk është e lehtë, megjithatë meqë dëshironi të largoni nga aktivizmi politik do të duhet të respektohet kjo edhe sa i përket transmetuesit publik. Ky është mesazhi kryesor”, tha Cramon.

Kjo deklaratë duket se “e preku” deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi me t’a përfunduar fjalën Cramon, ai kërkoi të flas.
Por, deklarata e z. Muja është paksa çuditëse, pasi i njëjti fajësoi Bordin, të cilin e kishte zgjedhur vetë ai, në pozitën e zv. kryetarit të Komisionit.

“Unë e di këtë pasi isha zv. Kryetar i Komisionit për caktimin e bordit të RTK-së. Me sa di unë është vlerësuar për nga pikëpamja ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve të cilët e kanë vlerësuar si transparent këtë proces. Ky është pranuar, megjithatë përgjegjësia është e bordit. Nëse Bordi punëson një gazetar që ka punuar aty prej 20 vite dhe që përceptohet që ka pasur disa përgjegjësi politike, përgjegjësia duhet të kërkohet tek Bordi. Dhe mund të kërkohet se çfarë bordi kemi përcaktuar. Ne edhe si partia në pushtet, por edhe opozita menduam se kemi kaluar një proces të duhur dhe që është vlerësuar. Sa i përket emërimit, ne nuk kemi ide si funksionon pasi që ky do të ishte një menaxhim shumë i rëndësishëm”, deklaroi Muja i VV-së.

Kujtojmë edhe një herë se, Rilind Gërvalla ishte anëtar i Këshillit të përgjithshëm të VV-së, një prej organeve për të larta të partisë.

Aktivizmin e tij të gjatë dhe me shumë përkushtim e dëshmojnë fotografitë më poshtë nga pjesëmarrja nëpër aktivitete, mbledhje të këshillit, votime, e madje edhe nëpër protestat e dikurshme të Vetëvendosjes./PERISKOPI/

Të ngjashme
Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria