Votat e diasporës ndryshojnë renditjen, por nuk e shmangin balotazhin

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen, por nuk e shmangin balotazhin

Për të tretën ditë me radhë, edhe sot po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës. Në disa komuna, këto vota nuk kanë ndikuar në fatin e balotazhit, por kanë sjellë ndryshime në renditjen e kandidatëve. Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), votat e mërgimtarëve […]

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), votat e mërgimtarëve kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve në Mitrovicë, ndërsa në Gjilan, Dragash dhe Junik situata mbetet e pandryshuar – komunat pritet të shkojnë në raund të dytë.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, i cili ka nisur pasditen e së premtes, konfirmon se Gjilani do të shkojë në balotazh. Nga numërimi i 85% të votave të ardhura nga jashtë vendit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, renditet i pari me 51.77% të votave, por pa arritur pragun e 57%, sa i nevojiten për të siguruar fitoren në rundin e parë.

Në Mitrovicë, ndërkaq, votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin paraprak. Sipas rezultateve fillestare nga Qendrat Komunale të Numërimit, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, kryesonte me vetëm 40 vota më shumë se kandidati i LVV-së, Faton Peci (15,393 vota kundrejt 15,353).Pas numërimit të votave të diasporës, Peci mori 392 vota, ndërsa Tahiri 236. Në total, Peci ka tani 15,745 vota, ndërsa Tahiri 15,629, duke krijuar një epërsi prej 116 votash në favor të kandidatit të Vetëvendosjes.

Në Prishtinë, votat e diasporës pritet të mos ndryshojnë ndjeshëm rezultatin përfundimtar.

Fitoren në Shtime e ka konfirmuar kandidati i VV-së, Qemajl Aliu, me 51.63% të votave, përballë Përparim Ramusës të PDK-së, i cili mori 35.15%.

Numërimi i votave nga diaspora ka përfunduar edhe në Junik, ku Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 50.97% të votave, ndërsa pas tij renditet Agron Kuçi me 35.34%.

Në Dragash, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka fituar mbi 55% të votave të diasporës, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, 25.43%.

Votat e mërgatës i kanë siguruar edhe një mandat tjetër kryetarit aktual të Hanit të Elezit, Mehmet Balazhi nga PDK-ja. Nga dy kutitë e votimit të kësaj komune, në njërën prej tyre Balazhi mori 84 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Rufki Suma, 55 vota./Periskopi/

Të ngjashme
Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, policia e zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, policia e zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Çmimi i naftës rritet sërish

Çmimi i naftës rritet sërish

Tankeri sulmohet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të sulmojnë Iranin për natën e dhjetë radhazi

Tankeri sulmohet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të sulmojnë Iranin për natën e dhjetë radhazi

Gati 100 trupa amerikane u plagosën në dy javët e fundit, thotë Pentagoni

Gati 100 trupa amerikane u plagosën në dy javët e fundit, thotë Pentagoni

Vjedhje e rëndë në Podujevë, hajnat futen në një lokal, marrin para dhe pajisje elektronike

Vjedhje e rëndë në Podujevë, hajnat futen në një lokal, marrin para dhe pajisje elektronike

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, Policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, Policia nis hetimet

Helmimet nga zjarri në Sferkë, Prokuroria: Një person dërgohet në spital, disa të tjerë po trajtohen në vendngjarje

Helmimet nga zjarri në Sferkë, Prokuroria: Një person dërgohet në spital, disa të tjerë po trajtohen në vendngjarje

Tërmeti në Peru, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonën e prekur

Tërmeti në Peru, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonën e prekur

Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje: Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Messi pas finales

Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje: Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Messi pas finales

Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’