Vrasja e policit në Kaçanik, avokatja Gashi: Kërkojmë sqarim nga Prokuroria

Avokatja Femije Gashi, e cila në këtë fazë e mbron të akuzuarin Diamand Gashi, në lidhje me vrasjen e policit kaçanikas Muhamet Likaj, ka thënë se kjo ngjarje, madje duke u thirrur edhe ne kërkesën e prokurorisë për paraburgim ajo ka thënë se s’ka lidhje me ekstremizëm fetar. “Ajo çka mund të them për […]
Avokatja Femije Gashi, e cila në këtë fazë e mbron të akuzuarin Diamand Gashi, në lidhje me vrasjen e policit kaçanikas Muhamet Likaj, ka thënë se kjo ngjarje, madje duke u thirrur edhe ne kërkesën e prokurorisë për paraburgim ajo ka thënë se s’ka lidhje me ekstremizëm fetar.
“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin publik këtë fazë, ajo cka kërkova nga prokurori i çështjes që përfaqësonte kërkesën e prokurorisë së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini të dalin edhe njëherë dhe të japin sqarim që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën për paraburgim se ka lidhshmëri, ideologjike, fetare, islamiste siç po e përdorin mjetet e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edh me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre.Edhe nga kërkesa që ju e keni në duar, mund ta shihni se aty nuk përmendët askund se kishte ekstremizëm fetar, apo vepra në lidhje me këtë. Aty përshkruhen, ora, minuti e detaje të tjera që prokuroria dyshon se të dyshuarit kanë bërë, por ju lus t’ia sqaroni edhe publikut se askund nuk thuhet se kjo ngajrje lidhet me ekstremizëm fetar”, ka thënë Gashi.
Tutje ajo ka treguar se klienti i saj dyshohet se e ka strehuar njërin nga të dyshuarit për vrasje, në shtëpinë e tij, por që ka thënë se ai fare nuk e ka ditur se i strehuari është i dyshuar për vrasje.
Madje avokatja ka treguar se babai i të dyshuarit ka thënë se nëse del se djali i tij është përfshirë në rast, nuk do t’i angazhoj fare avokat.












