Vrasja e trefishtë – Protestohet sot në Gjilan

Vrasja e trefishtë – Protestohet sot në Gjilan

Një protestë pritet të mbahet sot para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin dhe mbarë opinionin publik në Kosovë. Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e […]

Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e krimit.

Protestuesit pritet të kërkojnë veprim të shpejtë të gjykatave dhe prokurorisë, si dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së rëndë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, ku humbën jetën tre persona, përfshirë një baba dhe bir.

Të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.

Që nga ngjarja tragjike, muret e gjykatës janë mbuluar me mbishkrime si: “I keni duart me gjak” dhe “Drejtësia në shërbim të fajdexhive”, si simbolikë e pakënaqësisë ndaj trajtimit të rasteve të mëparshme nga organet e drejtësisë.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues politikë dhe shoqëria civile. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatat për tolerim të krimit dhe dështim sistematik.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës si Lutfi Haziri dhe Memli Krasniqi kanë kërkuar zbardhje të menjëhershme të rastit dhe masa konkrete për rikthimin e sigurisë publike./Periskopi

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve