Vrasja në Gjakovë ndodhi para 40 minutave, Komandanti i Policisë jep detaje për Periskopin

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka ka folur për Periskopin lidhur me vrasjen që ka ndodhur para pak çastesh në Gjakovë. Ai ka bërë të ditur që vrasja ka ndodhur para 40 minutave dhe se ka qenë gjuajtje me armë zjarri. Por, më shumë detaje nuk ka dhënë, pasi ka […]
Ai ka bërë të ditur që vrasja ka ndodhur para 40 minutave dhe se ka qenë gjuajtje me armë zjarri.
Por, më shumë detaje nuk ka dhënë, pasi ka thënë se hetuesit janë ende në vend të ngjarjes dhe nuk po dihet ende më shumë.
Deri më tani, krejt cka dihet është se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës.
“Mund të konfirmojë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovë. I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është identifikuar dhe pritet të arrestohet. Vrasja ka ndodhur para 40 minutave. Ka qenë gjuajtje me armë zjarri. Ekipet e hetuesisë janë në vendngjarje”, ka thënë Gjoka për Periskopin./PERISKOPI












