Vritet kosovari në Nju Jork teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Vritet kosovari në Nju Jork teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Mbikëqyrësi i një pallati banimi në Brooklyn që humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një person që po përpiqej të vidhte pako në hollin e ndërtesës është nga Kosova dhe baba i përkushtuar i tre fëmijëve. Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një apartamenti në lagjen Ditmas Park të Brooklynit, u vra tragjikisht ndërsa […]

Burim Havolli, 41 vjeç, mbikëqyrës i një apartamenti në lagjen Ditmas Park të Brooklynit, u vra tragjikisht ndërsa përballej me një të dyshuar për vjedhje në ndërtesën që kujdesej, raporton nypost.

Ai ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe baba i tre fëmijëve ndërsa banorët e lagjes e përshkruajnë si një njeri me zemër të madhe që kujdesej për të tjerët.

“Ai vdiq duke mbrojtur ndërtesën, duke mbrojtur pakot e banorëve”, tha vëllai i tij, Blerim Havolli dhe shtoi se “kujdesej shumë për të gjithë këtu. Kishte një zemër të madhe. Ishte thjesht i pabesueshëm”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përball me të dyshuarin 30 vjeçar, i cili ishte futur në ndërtesë për të vjedhur një pako. Përleshja verbale u përshkallëzua dhe rezultoi në goditje të shumta në kokë ndaj Havollit, i cili u rrëzua dhe humbi jetën në spitalin Kings County Hospital Center.

Policia ka bërë të ditur se një person është marrë në pyetje në lidhje me rastin, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Përfaqësues ligjor të Havollit kanë kërkuar që të bëhet drejtësi e të ketë pasoja të forta për autorin.

Në një postim në Facebook, familja njoftoi se ceremonia mortore e Burim Havollit do të mbahet në vendlindjen e tij, Kosovë.

Lidhur me vdekjen e Havollit kanë reaguar edhe familjarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se varrimi i tij do të mbahet në Kosovë.

Vëllai i tij tha se Burim kishte udhëtuar në Evropë për të vizituar nënën e sëmurë vetëm dy ditë para ngjarjes dhe ishte rikthyer në New York para se të ndodhte përleshja.

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme