Takimi me Macronin i zgjati tre orë, Vuçiq: Bisedova për Kosovën dhe situatën në rajon

Takimi me Macronin i zgjati tre orë, Vuçiq: Bisedova për Kosovën dhe situatën në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para mediave në Paris, duke thënë se takimi i djeshëm me presidentin francez Macron ka zgjatur tre orë dhe se është biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. “Atë që bëra mbrëmë, pak njerëz do ta bënin. Sepse unë jam një veteran politik, që nuk mendon për […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para mediave në Paris, duke thënë se takimi i djeshëm me presidentin francez Macron ka zgjatur tre orë dhe se është biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe rajon.

“Atë që bëra mbrëmë, pak njerëz do ta bënin. Sepse unë jam një veteran politik, që nuk mendon për veten dhe të ardhmen e tij, por për vendin që drejton. Jetoj me të dhe e di se çfarë kemi kaluar. Mund të dërgoni dikë që të tregojë përralla ose gënjeshtra. Por unë kam qenë aty për 12 vjet në të gjitha bisedimet dhe jam si një enciklopedi për atë që ka ndodhur për 12 vjet, qofshin të dhëna të mira apo të këqija, kjo është tjetër gjë. Nuk ka gjëra të lehta atje. Nuk ka njeri në botë që e di si unë, askush nuk ka marrë pjesë në të gjitha bisedat. Kam ndërruar gjashtë garnitura në Prishtinë. Jam i vetmi që i di të gjitha këto, e di kush çfarë tha, mbaj shënime për çdo bisedë, e di kush më tha diçka, sa herë dikush më tha diçka, sa herë më tha Escobari, kur më tha Emmanueli”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se detyra e tij është të luftojë për vendin e tij.

“Është e mrekullueshme dhe ndihem krenar kur në emër të Serbisë marr pjesë në nderimet që i janë bërë vendit tonë. Faleminderit Macronit sepse më tha se ka besim tek unë, është një lider i madh, kemi biseduar për Kosovën, për Rezolutën në Srebrenicë, për situatën në rajon, do të ketë disa kontakte që lidhen me rajonin”, theksoi ai.

Presidenti serb ka theksuar se janë arritur marrëveshje konkrete, ndërsa për aeroplanët luftarakë kontrata pritet në dy muajt e ardhshëm.

“Kam biseduar me Macronin për Kosovën dhe situatën në rajon, nuk kanë qenë biseda të thjeshta, jam mirënjohës që na dëgjoi, folëm për të gjitha vështirësitë tona, mendoj se ia dolëm të shpjegojmë qëndrimin tonë dhe se ai na kuptoi”, tha Vuçiqi, raporton kosova-onllajn.

Duke komentuar akuzat e opozitës se duan të “shesin Kosovën”, Vuçiq ka theksuar se këtë e ka dëgjuar që nga dita e parë dhe se do të dëshironte që publiku të kishte një pasqyrë se sa shumë po lufton ekipi serb në takime të mbyllura.

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën