Vuçiq për stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Kosovës: Serbia po përparon, duhet ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq për stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Kosovës: Serbia po përparon, duhet ta forcojmë ushtrinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në stërvitjen e ushtrisë serbe “Vihor 2024” në poligonin e qitjes “Peshter” në Sanxhak, që gjendet vetëm 30 kilometra larg kufirit me Kosovën e 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Vuçiq tha se në stërvitjen e sotme u pa se sa ka përparua […]

Vuçiq tha se në stërvitjen e sotme u pa se sa ka përparua Serbia në 10 vitet e fundit dhe sa ka investuar në ushtrinë e saj.

“Jam i kënaqur me gatishmërinë e përgjithshme të ushtrisë sonë, por ne do të duhet të punojmë, blejmë, riparojmë dhe të mbështetemi më shumë në industritë tonë”.

“E jona është të forcohemi, të përparojmë ekonomikisht dhe të rritemi, të kujdesemi për të gjitha projektet e infrastrukturës dhe të forcojmë ushtrinë, të jemi shumë të fortë për ta mbrojtur Serbinë nga të gjithë ata që do ta rrëzonin”, tha Vuçiq.

Për këtë ushtrim të ushtrisë serbe ka folur edhe kryeministri i Kosovës, cili tha se kjo është një dëshmi se Serbia është autoriteti dhe faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ironizoi duke thënë se “meqenëse jemi këtu me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”.

Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh, sipas hulumtimit të fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve.

Të ngjashme
Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot