Vuçiqi në Greqi: Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan që Kurti e refuzoi

Vuçiqi në Greqi: Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan që Kurti e refuzoi

Në Greqi ka nisur puna për ndërtimin e terminalit që do të përçojë gazin amerikan për rajonin – të cilin Kosova e qeverisur nga Albin Kurti, ka kohë që e refuzon. Aty përveç shumë figurave të njohura të politikës rajonale dhe evropiane, ka marrë pjesë edhe Aleksandër Vuçiqi i Serbisë. Për projektin e terminalit që […]

Në Greqi ka nisur puna për ndërtimin e terminalit që do të përçojë gazin amerikan për rajonin – të cilin Kosova e qeverisur nga Albin Kurti, ka kohë që e refuzon.

Aty përveç shumë figurave të njohura të politikës rajonale dhe evropiane, ka marrë pjesë edhe Aleksandër Vuçiqi i Serbisë.

Për projektin e terminalit që do të përfundojë në fund të vitit 2023, kryeministri grek ka thënë se ky është një hap esencial për pavarësim nga gazi rus.

Edhe Aleksandër Vuçiqi e ka lavdëruar fillimin e projektit duke thënë se ‘është tepër i rëndësishëm’.

“Interkoeksioni për gazin natyral është tepër i rëndësishëm. Dua të falënderoj Bashkimin Evropiën sepse shumica e këtyre projekteve janë të financuara nga evropianët’, ka thënë Vuçiqi.

Për rëndësinë e kësaj ceremonie dhe këtij projekti, ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyaat, ka shkruar në Tëitter:

“Ky projekt i rëndësishëm është një model bashkëpunimi rajonal dhe çelës për pavarësimin nga gazi rus në këto pjesë kritike të Evropës’.

Honored to join @PrimeministerGR Mitsotakis ahead of his visit to Washington to celebrate launch of the Alexandroupoli FSRU. This important project is a model of regional cooperation and key to diversifying away from Russian gas in a critical part of Europe. @EnergyAtState pic.twitter.com/Vkruc1iFZj

— Geoffrey Pyatt (@USAmbPyatt) May 3, 2022


 Historia e refuzimit të gazit amerikan nga Qeveria Kurti është e gjatë. 200 milionë eurot që ishin të destinuara për projektin e gazit amerikan për Kosovën, janë refuzuar si projekt nga Qeveria.

Shumë prej debateve publike por edhe seancave të Kuvendit, e kanë trajtuar këtë temë.

Vetë kryeministri Albin Kurti shquhet për deklaratën se ‘aleanca me Amerikën nuk bëhet me do gypa’, duke e refuzuar kështu një projekt madhor gjeo-strategjik amerikan si çështja e gazit. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK