Vulin: Prishtina po shfrytëzon vrasjen e Ivanoviqit të marrë veriun nën kontroll

Vulin: Prishtina po shfrytëzon vrasjen e Ivanoviqit të marrë veriun nën kontroll

Refuzimi i Prishtinës që autoritetet serbe të përfshihen në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tregon se ka një mungesë të vullnetit nga Prishtina për të gjetur vrasësit. Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve. “Natyrisht, mendohet se kishte një mungesë […]

Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve.

“Natyrisht, mendohet se kishte një mungesë të gatishmërisë, ekziston frika e zgjidhjes. I vetmi që kujdeset është Serbia. Unë vetëm dua të di kush është vrasësi, si do të dënohet dhe për të rivendosur paqen në rajon,” tha Vulin për televizionin “Pink”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, por edhe individëve në Beograd “të mos përdorin vrasjen e Ivanoviqit për qëllime politike”.

Ai thotë se tashmë po flitet për ndryshime në policinë e SHPK-së në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë policinë dhe se ndryshimet e tyre do të thotë ndryshimin e strukturës etnike, ka shkaktuar frikë në mesin e serbëve, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Dikush tashmë po mendon rreth përpjekjes për ta abuzuar këtë fatkeqësi dhe për të ndryshuar marrëveshjen e Brukselit për të vendosur kontrollin në veri duke hequr të gjithë policët serbë dhe duke i vendosur shqiptarët,” theksoi ai.

“Mos abuzoni me tragjedinë e një njeriu, ndërsa Prishtina nuk do ta marrë veriun në këtë mënyrë,” tha ai.

“Që nga viti 1999 dhe Rezoluta 1244, autoritetet serbe nuk kanë kontroll efektiv mbi hapësirën e Kosovës. Ne dëshirojmë të marrim përgjegjësinë dhe të themi se ne mund të garantojmë paqen,” shpjegoi ai./Periskopi/

Të ngjashme
Vrasje e rëndë në Gjakovë, viktima një 18 vjeçar

Vrasje e rëndë në Gjakovë, viktima një 18 vjeçar

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente

Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente

A ka vija të kuqe LDK për ndonjë parti? - Këto janë kushtet e Abdixhikut

A ka vija të kuqe LDK për ndonjë parti? - Këto janë kushtet e Abdixhikut

“Rritja e AAK-së”, reagon Haradinaj: Kur flet sovrani, tjerët heshtin

“Rritja e AAK-së”, reagon Haradinaj: Kur flet sovrani, tjerët heshtin

Abdixhiku: LVV humbi rreth 200 mijë vota, kjo është tregues i refuzimit të këtij stili qeverisës

Abdixhiku: LVV humbi rreth 200 mijë vota, kjo është tregues i refuzimit të këtij stili qeverisës

Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Rezultatet preliminare të KQZ: VV 43.06%, PDK 21.24%, LDK 17.07 dhe AAK 7.07%

Rezultatet preliminare të KQZ: VV 43.06%, PDK 21.24%, LDK 17.07 dhe AAK 7.07%

Daut Haradinaj bën të ditur se do ia lëshojë mandatin e deputetit dikujt tjetër në parti

Daut Haradinaj bën të ditur se do ia lëshojë mandatin e deputetit dikujt tjetër në parti

Afro 200 mijë vota më pak, por Kurti fton qytetarët për festë në sheshin "Skënderbeu"

Afro 200 mijë vota më pak, por Kurti fton qytetarët për festë në sheshin "Skënderbeu"

Cakolli zbulon sa ulëse ka secila parti në Kuvend pa votat e diasporës

Cakolli zbulon sa ulëse ka secila parti në Kuvend pa votat e diasporës

‘‘Çfarë Kosove’’, Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet

‘‘Çfarë Kosove’’, Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet

Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja

Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja