VV del n’rrenë – Këto janë disa nga rastet kur FSK shkoi në veri

VV del n’rrenë – Këto janë disa nga rastet kur FSK shkoi në veri

Forca e Sigurisë së Kosovës sot janë angazhuar në liqenin e Ujmanit për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt të dielën. As këtë rast Vetëvendosje nuk e la pa e shfrytëzuar për propagandë duke thënë se “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”. Por kjo […]

Forca e Sigurisë së Kosovës sot janë angazhuar në liqenin e Ujmanit për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt të dielën. As këtë rast Vetëvendosje nuk e la pa e shfrytëzuar për propagandë duke thënë se “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”. Por kjo bie poshtë, pasi që kjo nuk është hera e parë që FSK merr pjesë në operacione humanitare, shkruan Periskopi.

Në vitin 2015, FSK, përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra ishte angazhuar për gjetjen e Sead Alushi, 17 vjeçar në ujërat e lumit Ibër.

“Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, dje rreth orës 13.00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës. Seadi, më 10 prill 2015,tek sa po tentonte ta kalonte lumin Ibër ishte mbytur”, thuhej në komunikatën e FSK.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që FSK ka shkuar në veri.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka dhënë detaje se cilat aksione i kishte udhëhequr përgjatë viteve në veri.

Është e vërtetë, mundet me kanë 2016, njëherë në Ujman, njëherë në lumin Ibër, edhe një herë kemi shkuar me deminim me KFOR-in amerikan”, ka thënë Rama për Nacionalen.

Më 15 korrik 2024, FSK ishte angazhuar në Liqenin e Ujmanit me Njësinë e Kërkim Shpëtimit me dy kamion, dy barka. Incidenti për gjetjen e katër të rinjëve serbë, ku dy barka motorike ishin ndeshur mes vete.

Në vitin 2016, FSK-ja mori pjesë në gjetje të një serbi në Lumin Ibër.

Kurse, në vitin 2019, FSK-ja kishte marrë pjesë në një intervenim deminimi në veri bashkë me KFOR-in.

Për shkuarjen e FSK sot në Veri, foli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se kjo u bë në bashkëpunim me KFOR.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve