VV nuk u kursye hiç: Për tre muaj harxhoi afro 2 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar raportet financiare për tremujorin e tretë të vitit 2025 për partitë politike në Kosovë, raporton Periskopi. Sipas raporteve të publikuara nga KQZ-ja, për shpenzime nga muaji janar deri në mars 2025 prin Lëvizja Vetëvendosje. Gjatë kësaj periudhe, kjo parti për paga të punëtorëve, shpenzime për udhëtime, lëndë djegëse, […]
Sipas raporteve të publikuara nga KQZ-ja, për shpenzime nga muaji janar deri në mars 2025 prin Lëvizja Vetëvendosje.
Gjatë kësaj periudhe, kjo parti për paga të punëtorëve, shpenzime për udhëtime, lëndë djegëse, rrymë, dreka… etj, ka shpenzuar mbi 1 milion e 734 mijë euro.
Nga Partia Demokratike e Kosovës shpenzuan mbi 360 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës mbi 155 mijë euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), 67 mijë euro.

Screenshot

Screenshot

Screenshot












