VV-së i dështoi zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit – krejt çka ndodhi dje në seancën e konstituimit

VV-së i dështoi zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit – krejt çka ndodhi dje në seancën e konstituimit

Pas dy tentativave të dështuara, Kuvendi i Kosovës përfundimisht u konstituua, duke mundësuar betimin e deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, përpjekjet për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit kanë përfunduar dy herë me dështim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë konsultimeve ndërmjet partive politike ishte arritur pajtimi për […]

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë konsultimeve ndërmjet partive politike ishte arritur pajtimi për miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve me votë unanime. Të gjithë 120 deputetët votuan që raporti të hartohej nga përbërja e mëhershme e Komisionit, duke mundësuar kështu betimin formal të Kuvendit të ri.

Pas votimit të raportit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kaluan në fazën e betimit. Kryesuesi Dehari lexoi tekstin e betimit, ndërsa të gjithë deputetët u betuan, përveç atyre të Listës Serbe që refuzuan të thërrasin “betohem”. Ky veprim shkaktoi reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili kërkoi që mandatet e deputetëve të Listës Serbe të mos pranoheshin.

Edhe nënshkrimi i tekstit të betimit, i cili përfshin angazhimin për të punuar në interes të Kosovës dhe për të respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, u realizua nga deputetët e Listës Serbe jashtë sallës plenare, për të shmangur kapjen nga kamerat.

Një nga pikat kryesore të diskutimeve ka qenë kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për dorëheqjen e ministrave që janë zgjedhur edhe si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se kjo kërkesë ishte përfshirë në procesverbal dhe ka hapur mundësinë për arritjen e konsensusit.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndryshim, duke e akuzuar opozitën për “ndryshim të fjalëve për shkak të frikës nga humbja e mandateve.”

Pas betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje propozi Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, Haxhiu nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme as në tentativën e parë, me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, dhe as në tentativën e dytë, me 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të minoriteteve joserbe abstenuan. Si pasojë, seanca u ndërpre për 48 orë, duke u rikthyer të hënën në orën 15:00.

Shoqëria civile ka theksuar se dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit është pasojë e mungesës së vullnetit për një kompromis politik dhe ka theksuar se barra për të gjetur një zgjidhje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend.

Reagimet politike nuk kanë munguar.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se edhe pse propozimi për postin e kryetares i takon partisë me më shumë mandate, askush nuk është i detyruar ta votojë atë. Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi dështimin për zgjedhjen e kryeparlamentares, duke e lidhur atë me “pazaret politike dhe shkeljet procedurale”, dhe theksoi se Vetëvendosje “nuk ka numra të mjaftueshëm për formimin e institucioneve.”

Nisma Socialdemokrate, përmes kryetarit Fatmir Limaj, vlerësoi se me konstituimin e Kuvendit është hapur rruga për formimin e institucioneve dhe se pjesa tjetër e procesit pritet të përmbyllet shpejt.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se nëse do të kandidoheshin ndonjëra nga dy deputetet e LVV-së, si Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi vota e pesë ligjvënësve të kësaj partie do të ishte për.

Në një deklaratë tjetër për media, Partia Demokratike e Kosovës shprehu gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se përpjekja e djeshme për votimin e Kryetares së Kuvendit – post për të cilin ishte propozuar Albulena Haxhiu nga VV – është shembull i qartë i mungesës së mbështetjes parlamentare që kjo parti ka.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidaturën e saj. Me ç’rast, edhe vet deputetja Haxhiu, e cila është ministre në detyrë e Drejtësisë, ka thënë se emri i saj do të vazhdojë që ajo të jetë e propozuar për kryeparlamentare, edhe në tentativat e radhës për ta konstituuar Kuvendin.

Në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk është e përcaktuar saktësisht sa herë partia fituese ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Megjithatë, pa zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të nënkryetarëve, legjislatura e re nuk mund të konsiderohet e konstituuar./Periskopi/

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve