VV’ja dorëzohet – Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca pas takimit me përfaqësuesit të subjekteve politike ka folur për ftesën që Kurti ai ka dërguar Lumir Abdixhikut, raporton Periskopi. Ai u shpreh se politika nuk është urrejtje e as dashuri. “Letra me sa kam njohuri i është drejtuar vetëm LDK-së. Kurse gjuhën do ta përdorim, gjuhë të bashkëpunimit, partneriteti, […]
Ai u shpreh se politika nuk është urrejtje e as dashuri.
“Letra me sa kam njohuri i është drejtuar vetëm LDK-së. Kurse gjuhën do ta përdorim, gjuhë të bashkëpunimit, partneriteti, sepse ju mund ta merrni parasysh, merrni me mend, tensionet e polarizimet që ndodhin gjatë fushatës, e të cilat i kemi pas edhe në legjislaturën e 8, në fund të fundit të gjithë zgjohemi në mëngjes, e shohim rezultatin e zgjedhjeve, dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet në urrejtje e dashuri”, ka thënë ai.
“Politika është me i kuptu interesat, e interesat që përfaqësojmë nuk janë tonat personale, janë të Kosovës. Nuk ka prej shprehjeve që përdore ti, këtu është bashkëpunimi, përpjekja me çu Kosovën përpara. Demokracia e politika e kërkon pikërisht këtë, që duke u bërë bashkë, të lidhen forcat. Ato që ndodhin gjatë fushatës, shprehje kemi dëgjuar shumë të rënda edhe nga opozita, por mua nuk më ka mbetur hatri prej atyre shprehjeve, dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit”, ka thënë ai.












