VV’ja ia kërkon kthimin e nderit VLEN’it – Si po mundohet Kurti me i “josh” deputetët përmes Maqedonisë së Veriut?

VV’ja ia kërkon kthimin e nderit VLEN’it – Si po mundohet Kurti me i “josh” deputetët përmes Maqedonisë së Veriut?

Për herë të 21-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të dielën, ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, raporton Periskopi. Me votat që Lëvizja Vetëvendosje i posedon janë të pamjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit e madje edhe për të votuar Qeverinë. Vetëm për të arritur votat […]

Me votat që Lëvizja Vetëvendosje i posedon janë të pamjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit e madje edhe për të votuar Qeverinë.

Vetëm për të arritur votat e duhura, kjo parti po mundohet të ndikojë përmes Maqedonisë së Veriut.

Kështu të paktën deklaroi kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai deklaroi para mediave se Kurti i VV’së ka angazhuar VLEN-in e Maqedonisë së Veriut për të kontaktuar Adem Hoxhën në mënyrë që të ndryshojë qëndrimin për votim.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 19-të të seancës konstituive.

“E kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, ka shtuar Haradinaj, që ka përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave”, u shpreh Haradinaj.

Dy ditë më parë, edhe deputetja Duda Balje, tha se në këmbim të votës pro kryeparlamentarit të propozuar nga Vetëvendosje, i është ofruar mundësi punësimi si profesoreshë në një universitet në Maqedoni të Veriut.

Fshehurazi, Vetëvendosje ka filluar të kontaktojë edhe deputetët e LDK-së në mënyrë individuale.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se më shumë se dy kolegë të tij janë kontaktuar nga VV-ja.

“Përtej dyve, ma shumë janë kontaktu por është çështje që ata/ato i kanë zbardhë vet këto takime që nënkupton që LDK-ja është unike, na veprojmë bashkë dhe jemi të interesum me i dhanë oksigjen politik krejt kësaj situate”, ka deklaruar Haziri.

Sinjale për bashkëpunim për Qeveri, Vetëvendosje ka marrë nga Nisma Socialdemokrate që në Kuvend është e përfaqësuar me tre deputetë.

Ndryshe, seanca konstituive do të vazhdojë të martën e 27 majit./Periskopi/

 

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë