VV`ja pa numra e pa marrëveshje politike – Nis seanca e Kuvendit

Fillon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar dy kandidatet për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvalla. Te dy kandidatet nuk kishin arritur numrat e mjaftueshme për tu bërë kryetare. Kjo seancë është e dyta pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetueses. Sipas […]
Në seancën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar dy kandidatet për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvalla.
Te dy kandidatet nuk kishin arritur numrat e mjaftueshme për tu bërë kryetare.
Kjo seancë është e dyta pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetueses.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh, me jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat.
Nga data 18.08.2025 (hënë) ka nisur edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 30 ditësh për formimin e legjislaturës së nëntë./Periskopi












