‘Vyshket’ trendafili: Qe çka i thanë Trendafilovas dy protestuesit e sotëm?

‘Vyshket’ trendafili: Qe çka i thanë Trendafilovas dy protestuesit e sotëm?

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në një konferencë në Prishtinë ka folur për Gjykatën. Mirëpo kjo konferencë u pengua nga dy persona.

Ata e vërshëllyen gjykatësen dhe para saj i thanë disa fjalë në kundërshtim të saj.

“Takimin e gjykatsës Trandafilova nuk mund ta lejojmë që të kalojë në qetësi. Kjo është përfaqësuese e një Gjykatë të padrejtë e cila në asnjë moment nuk mund të sjellë drejtësi. Kjo Gjykatë po tenton ta ndryshoj historikun e luftë së Kosovës duke bërë luftën çlirimtare si luftë për ta ndarë në mes të dy agresorëve e jo si luftë çliruese për këtë popull për liri dhe pavarësi. Gjykatsja ka ardhur këtu që të raportoj në mënyrë që të rilegjitimohet kjo gjykatë por riligjimiteti i saj nuk është më real kanë harru që kanë pas krime këtu që ka ndodhë prej agresorit pra prej Serbisë dhe nuk mund të lejojmë që në qetësi dhe në heshtje të raportohet”, ka thënë ai në sy të Gjykatëses Trandafilova, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: