Xhaferi: Albin Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës

Xhaferi: Albin Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 duke folur për pezullimin e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, përgjegjës për këtë veprim e ka bërë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Xhaferi ka konsideruar se Kosovës i është bërë dëm i madh […]

Xhaferi ka konsideruar se Kosovës i është bërë dëm i madh ku do të ketë edhe kosto të jashtëzakonshme.

“Dëmin që e kemi prej qeverisë Kurti ka me vazhdu, sepse ky dëm në të cilën jemi në çdo relacion edhe me partnerët tonë evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë kosto  jashtëzakonisht të madhe. Ne jemi në sanksione përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe nga BE”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se Kosova është në regres në çdo situat.

Bashkimi Evropian kishte  njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Për këtë vendim të Bashkimit Evropian deputeti i LDK-së ka thënë se kjo ndodhë kur nuk respektohen institutcionet e vendit.

“Pikërisht mos respektimi i institutcioneve që janë të pavarura si Gjykata Kushtetuese. Sepse kemi një qeveri e cila realisht nuk e respekton vendimet e intitucioneve të pavraura të vendit tonë dhe normalisht që kjo ka kosto përveç politike dhe pastaj ekonomike. Dhe krejt ky diskurs që është duke ndodhur në kontekstin edhe të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është për shkak të kryeneçësisë politike që ka Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai në Periskop./Periskopi/

Të ngjashme
Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit