Xhaferi i bindur se LDK e fiton Prishtinën dhe e rikthen Gjilanin

Xhaferi i bindur se LDK e fiton Prishtinën dhe e rikthen Gjilanin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor. Xheferi ka thënë Hajrulla Çeku nuk do të duhej të kandidohej për keyetar të kryeqytetit. Sipas tij, Çeku njihet si bllokuesi i […]

Xheferi ka thënë Hajrulla Çeku nuk do të duhej të kandidohej për keyetar të kryeqytetit. Sipas tij, Çeku njihet si bllokuesi i projekteve të Prishtinës.

“Ne kemi pasur në Prishtinë bllokada të mëdha nga Hekuran Murati sa i përket buxhetit, kemi pasur edhe bllokada të mëdha sa i përket ministrit  Hajrulla Çeku i cili është edhe kandidat për Prishtinën. Po të isha unë Hajrulla Çeku nuk do të kisha kandisu për Prishtinën për shumë arsyje. Sepse po t’i përmendi disa projekte të cilat janë të bllokuar në Prishtinë. Platforma Pallati i Rinisë me Arbërinë, rruga ‘Rexhep Luci’, sheshi ‘Xhorxh Bush’, rruga ‘Agim Ramadani'”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi.

Xhaferi është i bindur se Prishtinën edhe për një mandat katër vjeçar do ta udhëheq kryetari aktual Përparim Rama.

“LDK e ruan Komunën e Prishtinës sepse nuk ka kandidatë potencial i cili i del ballë pjesë së Ramës për kryetar të Prishtinës”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Arbër Ismajli, Xhaferi ka dhënë disa arsyje pse Gjilanin duhet ta udhëheqë ish- nënkryetari i kësaj komune.

“Arbër Ismajli vjen me një eksperiencë jashtëzakonisht të madhe në fushën lokale. Pra një herë shef i kabinetit njëherë nën-kryetar i Gjilanit. Sa kemi qenë në ministri e kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Tërë kohën kanë thirrë në ministri për projketet të cilat duhet me i ndodhë Gjilanit. P.sh kanë nisur punën Gjilan- Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan- Kamenicë e kemi përfunduar unazën e Gjilanit”.

“Njerëzit energjik duhet t’i rikthehen komunës. Arbëri me eksperincën e tij ia kthen Gjilanit një frymë të angazhimit, frymë të punës në teren. Arbëri  ka një ekip jashtëzakonisht të mirë, ekip profesional me eksperiencë dhe do të duhej të ishte kryetari i Gjilanit”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi është i bindur se LDK do t’i mbajë komunat ku qeverisë por do t’i fitojnë edhe  komunat si Gjilanin, Podujevën, Suhrekën, Rahovecin, Gjakovën./Periskopi/

Të ngjashme
Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit

Sunny Hill gati të elektrizojë Prishtinën, organizatorët: Gjithçka po shkon sipas planit