Xhaferi: Kosova duhet t’i ruajë raportet me SHBA-në si në kohën e Rugovës dhe UÇK-së

Xhaferi: Kosova duhet t’i ruajë raportet me SHBA-në si në kohën e Rugovës dhe UÇK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Xhaferi vlerëson se Kosova është në një situatë të rëndë politike dhe institutcionet e vendit duhet të […]

“Ne jemi në një situtatë të rëndë politike e cila normalisht refletkton edhe në situtatën ekonomike. Reflekton edhe në situtatën e institutcioneve të Kosovës që janë në krizë. Këtu hynë edhe parneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shtetet evropiane. Kurrë, Kosova nuk ka qenë më në krizë si politikë. Këto vizita unë kujtoj kur po humb topi gjithkund kryeministri po e gjenë një rrugë për me dalë prej kësaj situate. Por atje duhet të takohen krerët e institutcioneve jo të takohen qytetarët”, ka thënë ai.

Sipas Xhaferit Kosova duhet të mbajë relacion të afërt me SHBA-në si në kohën e presidentit Ibrahim Rugovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në realcion me SHBA-të duhet të kemi një kujdesë të jashtëzakonshëm. Sepse sot ku jemi këtu si në vitet e 90-ta. Kur ne kemi pasur partnerë strategjik, partnerë në ecjen tonë përpara i kemi pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si në kohën e luftës ku ka qenë një partneritet si me krahun e presidentit Ibrahim Rugova dhe Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës si në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjithë ky proces ka qenë në një koordinim të plotë me ta. Ky kontribut i Shtetet e Bashkuara është shumë i veçantë dhe është ruajtur. Partnerët duhet të ruhen dhe jo të krijohen situata të tilla”, ka thënë Xhaferi për Periskopin.

Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, Xhaferi këtë vendim e ka konsideruar si ngencjen më të madhe të cilën e ka shkaktuar kryeminstri në detyrë Albin Kurti.

“Skena politike në Kosovë nuk është e rastësishme në një situtatë të tillë me të cilën jemi. Kjo nuk vjen për një moment d.m.th kur krejtë rrugën nuk e sheh të udhës një koordinim me vendet mike, edhe këtë momentum politik e ke për shkak të moskoordinimit me shtetet evropiane. Kur krijon vetëm populizëm në filozofinë tonde politike atëherë problemet politike i ke tek dera. Sepse ti nuk ki qasje të zgjidhjesë së problemeve por e sheh vetëm aspektin popullistë të problemit në të cilin je. Dhe pikërisht këtu kemi ngecjen e madhe”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka hedhur akuzua ndan kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se asnjëherë nuk ka qenë unifikues dhe bashkëpunes në poltikë.

“z.Kurti kurrë në karierën e vet politike nuk ka qenë unifikues, nuk ka qenë bashkëpunues gjithmonë ka qenë kritikues dhe i ashpër me gjithë secilin e normalisht se kjo është e pa pranueshme se në politikë duhet nganjëherë pak kompromis dhe duhet respekt. Ne e njohim z.Kurtin si në kohën e viteve të protestave e deri në kohën e sotme. Kurrë nuk ka qenë një person i cili ka mundur me i ulë gjakrat me krijuar një filozofi të ecjes përpara si në askpektin ekonomik, politik dhe në aspektin zhvillimor. Por gjithmonë ka qenë konfruntues dhe pikërisht ky moment është në të cilën sot jemi karshi angazhimit të vet politik”, ka thënë Xhaferi./Periskopi/

 

Të ngjashme
Një person theret me thikë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person theret me thikë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

7-shi i PDK-së nga Gryka e Llapushnikut: Kur ky vend thotë STOP, s'ka gjë të keqe që s'ndalet

7-shi i PDK-së nga Gryka e Llapushnikut: Kur ky vend thotë STOP, s'ka gjë të keqe që s'ndalet

Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor