Xhaferi: S’ka vullnet për krijimin e institucioneve nga Kurti, sepse s’ka as numra

Xhaferi: S’ka vullnet për krijimin e institucioneve nga Kurti, sepse s’ka as numra

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për mos konstituimin e Kuvendit dhe votimin ndaras të kanidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti pakicë. Xhaferi ka thënë se Kurti nuk ka vullnet për ta funskionalizuar Kuvendin e […]

Xhaferi ka thënë se Kurti nuk ka vullnet për ta funskionalizuar Kuvendin e Kosovës.

“Është mos vullnet i Lëvizjes Vetëvendosje. Po të kishte vullnet politik, si para katër viteve e ka konstituar Kuvendin, nënkryetarët e Kuvendit dhe ka filluar realisht pozicionin e vet si kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Pra ka ekzistuar vullneti politik. I pari e ka zgjidhur problemin e ngërçit nuk e ka parë atëherë problem pjesën  e nënkryetarit serb por e ka parë ecjen përpara edhe i ka pasur numrat për pjesën e Qeverisë tutje”.

Xhaferi ka konisderuar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) do të kishte dalur fitues nga zgjedhjet e shkurtit, institutcionet ishin formuar dhe do të ishin mbajtur takime me presidentin amerikan.

“Po ta kishte LDK-ja këtë fuqi politike të vendit të parë ne sot do të flisnim e ndoshta do të kishte takim kryeministri i LDK-së me presidentin amerikan sepse kështu ka ndodhur gjithmonë. Kur ka qenë LDK-ja në qeveri kanë ndodhur takimet  me kryeministrin Avdullah Hotin, presidentin Fatmir Sejdiun, me presidentin Ibrahim Rugovën një realicion të jashtëzakonshëm. Dhe pikërisht këtu është problemi. Lëvizja Vetëvendosje s’ka vullnet politik për me lëviz këtë ngërç “, ka thënë Xhaferi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Kurti nuk e njeh gjuhën e komunikimit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një mas të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalin zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e  Qeverisë së re të Kosovës.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator kur pritet të dal me një vendim të ri.

Xhaferi ka thënë se Vetvendosjes kur nuk i pëkqejnë vendimet e Kushtetueses nis linqimi. Por kjo sipas tij, për LDK është e papranueshme.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka një parim nëse je me mua je e mirë, nëse s’je me mua fillon linqimi. Edhe në këtë pikë është e papranueshme. LDK-së prej Gjykatës Kushtetuese i ka rë një qeveri dhe një president. Pra ka rënë Qeveria e Avdullah Hotit dhe presidenti Fatmir  Sejdiu. Dhe te dytë e kanë respektuar dhe nuk kanë linquar asnjë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Të njejtit gjyqtarë kur i konevenojnë Lëvizjes Vetëvendosje nuk i linqojnë por e lënë të lirë vendimin. Kur nuk i konvenon fillon me emër e mbiemër me linqime publike”, ka thënë Xhaferi./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Një person theret me thikë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person theret me thikë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

7-shi i PDK-së nga Gryka e Llapushnikut: Kur ky vend thotë STOP, s'ka gjë të keqe që s'ndalet

7-shi i PDK-së nga Gryka e Llapushnikut: Kur ky vend thotë STOP, s'ka gjë të keqe që s'ndalet

Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Audi prezanton supermakinën më të shpejtë dhe më të fuqishme në historinë e vet

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor