Xhipat e zi/ 30 milionë € i shpenzuan naftë veturat zyrtare për tri vjet të Qeverisë “Kurti”

Xhipat e zi/ 30 milionë € i shpenzuan naftë veturat zyrtare për tri vjet të Qeverisë “Kurti”

Për 3 vjet 30 milionë euro. Kaq kanë shpenzuar derivate të naftës veturat e institucioneve të Kosovës gjatë periudhës 2021-2023, periudhë kjo kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti kryeministër. Ky i fundit për sa ka qenë në opozitë ka qenë kundër shpenzimeve të larta të zyrtarëve shtetëror me vetura zyrtare, duke […]

Ky i fundit për sa ka qenë në opozitë ka qenë kundër shpenzimeve të larta të zyrtarëve shtetëror me vetura zyrtare, duke e përsëritur deklaratën e famshme : “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”,  por me ardhjen e tij në pushtet gjërat kanë ndryshuar.

Sipas raportit vjetor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2021 institucionet e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë shpenzuar 7.62 milionë euro karburant për vetura. Në vitin 2022 shpenzimet e tilla kishin shkuar në 11.34 milionë euro, përderisa në vitin 2023 kanë qenë 10.5 milionë euro. Gjithsej, gjatë periudhës 3 vjeçare (2021-2023) institucionet e Kosovës në karburant për vetura kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro, raporton Front Online, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

Partitë opozitare kritikojnë drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se shpenzimet milionëshe në derivate të naftës nga Qeveria “Kurti” nuk janë arsyetuar bazuar në punët në terren që i kanë bërë.

Lushtaku: Qeveria “Kurti” veç ka harxhuar, asgjë nuk ka punuar

Zëvendëskryetari i parë në Komisionin Parlamentar për Buxhet Financa, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar për Front Online se shuma dhjetëra milionëshe e shpenzuar nga Qeveria “Kurti” për derivate të naftës tregon se ky pushtet më shumë ka harxhuar sesa që ka punuar.

Lushtaku thotë se në mungesë të rezultateve të mira, pushteti po shihet se ka ardhë për mashtrimin e qytetarëve.

“Është një shumë e madhe që është harxhuar dhe kjo po tregon më shumë se kjo Qeveri më shumë është e harxhimeve se sa e punës. Derisa nuk ka asnjë rezultat tregon se kjo Qeveri nuk e ka dertin e shpenzimeve dhe të punës, por vetëm mashtrimin e qytetarëve ashtu siç ka ardhë në pushtet me mashtrim”, tha Lushtaku.

Deputeti i PDK-së tha për Front Online se premtimi i Qeverisë se do të udhëtojnë me transport publik është një hipokrizi.

Shpenzimet e luksit të pushtetit tregojnë fytyrën e vërtetë të saj, thotë Lushtaku.

“Edhe atë premtim që e ka dhënë se gjoja do të udhëtojnë me transport publik ka qenë një hipokrizi sa për të ardhë në pushtet me i realizu këto shpenzime dhe me tregu fytyrën e vërtetë të saj”, deklaroi Lushtaku.

Shala i PSD: Albin Kurti është aristokrat

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala ka deklaruar për Front Online se për kryeministrin Albin Kurti nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, por kush e bënë atë.

Shala thotë se për Kurtin, 30 milionëshi i shpenzuar për derivate të naftës nga Qeveria e tij nuk është shumë e madhe.

“Për Kurtin dhe Qeverinë e tij nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, rëndësi ka kush e bën. Nëse e bëjnë të tjerët (ruralët) është keq. Nëse e bën Kurti, është në rregull, sepse e meriton për shkak të përkatësisë klasore. Pra, 30 milionëshi i shpenzuar, në sytë e Kurtit nuk është shumë”, thotë Shala.

Shala nga PSD-ja e ka quajtur Kurtin aristokrat, duke thënë se ai me ekipin e tij që të jetojnë mirë duhet qytetarët të paguajnë.

“Qytetarët duhet të paguajnë që kryeministri jonë aristokrat me ekipin e tij të jetojnë mirë. Ky është fashizëm urban. Si rrjedhojë e kësaj qasje fashiste, Qeveria do të shpenzojë edhe më shumë në akomodime të zyrtarëve të saj, sepse arsyetimi është tipik moralist nga perspektiva e një “aristokrati” me komplekse siç është Kurti: ne e meritojmë”, thotë Shala për Front Online.

Shala thotë se Vetëvendosja gjatë kohës sa ishte në opozitë tek shumë qytetarët e ka krijuar bindjen që sjellja e qeveritarëve duhet të jetë varfanjake.

“Lëvizja VETËVENDOSJE, gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka përdorur narracion zhvlerësues ndaj çdo norme e rregulli shtetëror, duke demonizuar madje edhe protokollet e shtetit që janë të pa shmangshme. Glorifikimi i varfërisë që kjo forcë politike e ka bërë, te shumë qytetarë e ka krijuar bindjen që edhe sjelljet e qeveritarëve duhet të jenë sjellje varfanjaku”, thotë Shala për Front Online.

Izmaku: Pushtetarët aktual në fushatë ecin me autobusë, në institucione me xhipa

Anëtarja e partisë NISMA, Xhevahire Izmaku, ka folur për Front Online lidhur me 30 milionëshin e shpenzuar nga Qeveria Kurti për karburante.

Izmaku thotë se ky pushtet ka pasur synim në fushata zgjedhore mospërdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha.

Ajo tha se buxhetin e shpenzuar për karburante, e cila është një shumë goxha e lartë është dashur të shpenzohet tek pensionistët.

“Diskursin e vazhdueshëm me kritika edhe tani si pushtet mbi qeverisjet e kaluara që sinonim të ndryshimit e kishte ne fushata zgjedhore edhe mos përdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha. Janë shpenzime të mëdha shumë për buxhetin tonë që nevojat i kemi me prioritete, duke nis nga politikat sociale dhe për mua kishte qenë me rëndësi me atë buxhet të fuqizohen së pari pensionistët që i kemi në gjendje të mjeruar”, thotë ajo.

Izmaku deklaron se nëse krahasohen zhvillimet e projektet me shpenzime janë të pabalancuara.

“Shpenzimet e qeverisë nëse i krahasojmë në raport me zhvillimin e projekteve të mëdha janë diametralisht të pabalancuara. Jemi në vitin zgjedhor dhe nuk pritet të ndryshoj ky relacion. Dështimet në diplomaci, shpenzimet e deklaruara në lobim që deri tani nuk i kemi pa aspak të materializuara as në njohje e as në anëtarësime në organizata të rëndësishme”, përfundoi ajo për Front Online.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?