Ymeri e zë ngusht Pecin: A nuk kanë bërë deputetët e VV’së ma shumë se sa ujë në kohën e tyre sa kanë qenë në opozitë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar, ministrin Faton Peci për deklaratën e bërë sot, ndaj deputetes së PDK’së Ganimete Musliu, duke e quajtur si përfaqësuese e krimit, përcjell Periskopi. Ymeri tha se deklarata e ministri pas ujit, ishte e rëndë, madje sipas tij, vet ministrin ka hyrë në rolin e prokurorit. Visar Ymeri në debatin e […]
Ymeri tha se deklarata e ministri pas ujit, ishte e rëndë, madje sipas tij, vet ministrin ka hyrë në rolin e prokurorit.
Visar Ymeri në debatin e tij të drejtpërdrejt me ministrin, tha se në të kaluarën ishte edhe vet VV’ja dhe deputetët e saj që kanë bërë shumë më shumë gjëra se sa uji, andaj edhe për ata duhet të themi se përfaqësojnë mentalitetin e VV’së, a kanë treguar edhe ata kulturën familjare a po?, ka pyetur z.Peci.
Deklarata e plotë:
Ju edhe vetë po e pranoni se nuk e dini kush janë vrasësit, ju sot në mënyrë të drejtpërdrejt po e pranoni, afektin që e patët pas ujit ishte i qartë karshi PDK’së dhe njerëzve karshi PDK’së që ishin aty. Janë dy probleme, një që po e drejtoni gishtin që ju edhe vet sot po e pranoni që nuk e dini kush i ka bo vrasjet, të paktën nuk është bërë publik. Dhe e dyta kolektivizimi i fajit, që mendoj që shkon në ndesh me cfarëdo parimi të drejtësisë të cilin do format të drejtësisë.
Nëse znj.Musliu po e përfaqësojke mentalitetin e PDK’së sipas jush a nuk jeni ju pjesë e një qeverie, mentaliteti i secilës ka qenë ne opozitë, a nuk kanë bo deputetët e VV’së ma shumë se sa ujë në kohën e tyre sa kanë qenë në opozitë, përfshirë kryeministrin Kurti, a kem shpërfaqë atëherë edhe ne mentalitet të VV’së e kulturë familjare.
Nuk mundesh me i trajtu tash ndryshe, kur je në qeveri ndryshe në opozitë.
Nuk mundesh me i thanë përfaqësuese e krimit/PERISKOPI












