Ymeri: Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti ndaj Thaçit e Mustafës për “Zajednicën” ose ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë

Ymeri: Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti ndaj Thaçit e Mustafës për “Zajednicën” ose ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë

Pas takimit Kurti-Vuçiq, të shtunën e 18 marsit, BE  kishte njoftuar se Kosova ka pranuar  nënshkrimin e  marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe shkruan Periskopi. “Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit […]

Lidhur me këto zhvilllime në Ohër, analisti i njohur politik Visar Ymeri, në një intervistë të dhënë për Periskopin ka thënë se Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose i duhet ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë.

Kryeministri Kurti, pas takimit në Ohër dhe përmes takimit në Ohër, përfundimisht është shëndërruar në politikan kosovar sikur tjerë kryeministra para tij. Pra e ka kuptuar se nuk mundesh dhe nuk bën të ballafaqohet me partnerët perëndimor të Kosovës në çështjet sikur dialogu me Serbinë; nuk mundesh dhe nuk bën ta kuptosh politikën si luftë pakompromis, por që kompromisin, veçanërisht në dialogun me Serbinë, duhet ta kuptosh si vlerë dhe mundësi; dhe në fund se marrëveshjet e arritura duhen zbatuar dhe nuk ka si t’u iket atyre. Kurti në Ohër ka marrë përsipër ta nisë dhe ta përfundoj procesin e themelimit të Asociacionit si një marrëveshje e nënshkruar më herët nga Kryeministri Thaçi. Nëpër këtë process kanë kaluar secili nga kryeministrat e Kosovës, kush me shumë e kush më pak. KM Kurti duhet të dal dhe ta shpjegojë pse një marrëveshje e tillë sikur ajo në Ohër paska qenë e pashmangshme, pse të gjitha ato pika e propozime asnjëherë nuk i janë marrë parasysh; si dhe ta shpjegojë pastaj pse ka ndryshuar qëndrimet e mëhershme të tijë e ta tërheq tërë atë vnerr a mal me akuza që u ka bërë liderëve tjerë për shkak të veprimeve të njëjta me këto që sot po i bën vet. Më një fjalë ose Kurti do ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose Kurti ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë’‘ tha Ymeri.

Ymeri u shpreh se mbase edhe mund t’i ndërrohet emri Asociacionit por që sipas tij pak rëndësi kanë deklaratat e Kurtit, pasi që Asociacioni do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake të vitit 2013.

”Asociacioni do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake (2013, e ndoshta me elemente edhe të 2015) si dhe me kombinimin e praktiave të ndryshme evropiane që janë të zbatueshme në rastin e Kosovës. Mbase edhe emri i ndërrohet. Por ai do të jetë i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 sepse aty e ka themelin juridik. Deklarimet e KM Kurti dhe të Presidentit të Serbisë kanë më pak rëndësi. Me rëndësi është teksti i Statutit të cilin do ta kemi fillimisht si propozim e pastaj si tekst final dhe të miratuar. Ai e determinon formën dhe statusin e Asociacionit e jo deklarimet e politikës ditore. Kemi pasur deklarime të fuqishme në procesin e dialogut deri tash. Nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë thelbësore në process e as në Marrëveshjen dakordimin për të cilën e dëgjuam të shtunën në Ohër” tha ai.

Sipas Ymerit insistimi i SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, vjen  për shkak të situatës së sigurisë në Evropë. Të cenuar  si pasojë e invazionit rus në Ukrainë dhe se pa përfshirjen e SHBA-ve, procesi i dialogut nuk do të kishte përparuar.

”Mendoj që pa përfshirjen e ShBA-ve procesi i dialogut nuk kishte përparuar fare. Kemi pasur një stërzgjatje të tij prej vitit 2011 kur ka filluar e me suksese të herëpashershme por me stagnime më të thella e më të gjata. Tash, për shkak të situatës së sigurisë në Evropë, e cenuar kjo si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, kemi një kthim të jashtëzakonshëm të interesimit të ShBA-ve për rajonin e pastaj edhe të BE-së më të njëjtin intenzitet. Kjo është positive. E ardhmja evropiane për vendet e Ballkanit kur merret dhe kuptohet seriozisht dhe e sigurtë, është forca më e madhe transformative të politiakve dhe shoqërive të vendeve të Ballkanit. Në këtë drejtim dhe me këtë qëllim e shoh edhe përfshirjen e ShBA-ve veçanërisht por edhe nxitjen për dialog intenziv e marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë” u shreh Ymeri.

Lidhur me takimin e të shtunës në Ohër, kryeministri Kurti ende nuk është prononcuar për media, ndërsa pritet të raportoj me 23 mars në Kuvendin e Kosovës./Albina Zariqi-PERISKOPI

 

 

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike