Zajednica po bëhet: Gjermanët e kanë tashmë Draftin e parë – që do ta negociojnë Kurti dhe Vuçiq

Zajednica po bëhet: Gjermanët e kanë tashmë Draftin e parë – që do ta negociojnë Kurti dhe Vuçiq

Mediumi serb Novosti, shkruan se Draftin e Statutit të Zajednicës në Kosovë, po e punon Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe. Sipas këtij mediumi, dokumentin e Draftit të Zajednicës, tashmë e kanë në dorë edhe Organizatat joqeveritare nga Kosova dhe Serbia që janë përzgjedhur të punojnë në të si dhe të ‘dërgojnë opinionet e tyre’. Të njëjtin dokument, do ta ketë në dorë zoti Lajçak dhe në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq do të negociojnë për të…

Drafti i dokumentit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (e njohur si Zajednicë), i është besuar që ta hartojnë Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe.

Sipas mediumit serb Novosti, hartuesit e këtij drafti janë duke punuar që prej muajsh në të dhe kanë një version i është dërguar për komente në Organizatat Joqeveritare serbe dhe të Kosovës e poashtu, do të jetë në tavolinën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, zotit Miroslav Lajçak.

“Atyre (OJQ-ve serbe dhe shqiptare si dhe Lajçakut), i është dërguar drafi i dokumentit se si do të duket Zajednica, ku pastaj duhet të kthejnë opinionet dhe sugjerimet e tyre (lidhur me këtë dokument), shkruan Novosti, përkthen Periskopi.

Dokumenti në fjalë, siç mëson Novosti serb, nuk do të bëhet publik, por do të jetë pjesë e negociatave (Kosovë-Serbi) dhe pas kundërshtimeve që janë bërë karshi tij, do të negocitohet me siç i referohet medium serb qeverisë së Republikës së Kosovës “e ashtuquajtur Qeveri e Kosovës” dhe pas kësaj, do të shpërndahen edhe për ‘palën e tretë’, por nuk është specifikuar se kush është kjo ‘pala e tretë’.

Dilemat rreth Draftit të Statutit të Zajednicës

Në bazë të asaj që është prezantuar në Draftin e Statutit të ‘Zajednicës’, përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare, përveç disa çështjeve të tjera, kanë dilemma nëse Asociacioni ‘do të jetë një entitet legal ose nëse do të jetë një ‘trup shtetëror’.

“Shqetësimet e tyre janë se sipas këtij drafti, serbët mund të përfitojnë më shumë të drejta sesa që aktualisht i kanë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, shkruan ky medium  – dhe këtu duket se teksti i mediumit serb i referohet shqetësimeve të Organizatave Joqeveritare në Kosovë (sipas versionit tonë).

Poashtu, janë të shqetësuar se gjithçka lidhur me atë se teksti thotë se ‘gjithçka duhet të jetë në akordancë me Kushtetutën e Koovës dhe me atë që Gjykata Kushtetutese pothuajse veç e ka deklaruar lidhur me Asociacionin – shkruan mediumin – dhe këtu duket se teksti i mediumit serb i referohet shqetësimeve të Organizatave Joqeveritare në Serbi (sipas versionit tonë).

 

Medium shkruan se kritikat dhe shqetësimet e të inkorporuarve në këtë çështje, duhen të merren parasysh dhe se rekomandimet përfundimtare duhet të përfshihen në Draftin Final për themelimin e Zajednicës (që përgatitet pra nga Friedrich Ebert dhe Instituti Evropian për Paqe) dhe që si i tillë – i jepet Lajçakut që ky i fundit me të, të negociojë me palët në dialog.

Shqetësimi i mediave serbe

“Tani i gjithë procesin për hartimin e Draftit për Statutin e Zajednicës i është lënë në dorë një organizate joqeveritare gjermane, që nënkupton rrjedhimisht se është Berlini aty, e që është një nga zërat më të zhurmshëm në mbështetje të Kosovës dhe në vazhdimësi pyet Serbinë që ta pranojë Kosovën si dhe ia qet kusht këtë për hyrjen në Bashkimin Evropian”.

Sipas mediave serbe, ‘problematike poashtu është që në këtë proces, nuk është ftuar fare për diskutim Lista Serbe. Kjo detyrë i është dhënë ‘drejtuesve të organizatave joqeveritare në Kosovë dhe Serbi, të cilët nuk kanë legjitmitet përballë patriotëve tonë”, shkruan medium serb.

Gjitnjë sipas këtij medium, Lajçak do të takojë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare serbe dhe shqiptare të përfshira në proces sot në Berlin, në një konferencë të organizuar nga Këshili Evropian për Punë të Jashtme. Sipas këtij medium, aty do të jenë sekretari i ministrisë së jashtme serbe, Nemanja Staroviq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi si dhe Përfaqësuesi Lajçak./Periskopi

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: