Zajednica, targat, plani franko-gjerman – Krejt çka tha Kurti pas Procesit të Berlinit

Zajednica, targat, plani franko-gjerman – Krejt çka tha Kurti pas Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berilinit, i cili u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë. Atje kryeministri Kurti nënshkori tri marrëveshje ndërkombëtare që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve profesionale, shkruan Periskopi. Pas […]

Pas përfundimit të këtij Samiti, Kurti doli në konferencë për media, ku edhe u pyet për temat si; refuzimi i kërkesës së SHBA-së për shtyerjen e afatit për targa, refuzimi i PK në veri që të shpërndajë fleta qortuese, plani franko-gjerman për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Ballkani i Hapur si dhe krejt në fund foli edhe për mungesën e Vuçiqit në Samit.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të kryeministrit Kurti në këtë konferencë për media:

Procesi i Berlinit po fillon një fuqizim me kancelarin Olof Scholz, i cili e udhëheqi Samitin e sotëm, me ç’rast diskutuam shumë tema sidomos për energjinë dhe bashkëpunimin rajonal, por mbi të gjitha i nënshkruam tri marrëveshje të cilat ka dy vjet që negociohen. Bëhet fjalë për marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë dhe marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale, ku janë tri profesione në pyetje; mjekët, dentistët dhe arkitektët, marrëveshje kjo e cila është në përputhje me direktivat e BE-së. Meqenëse këto tri marrëveshje janë ndërkombëtare ndërmjet gjashtë shteteve, tash pason ratifikimi në parlamentet veç e veç – dhe ta zëmë në këtë mënyrë nga Prishtina në Sarajevë dhe nga Sarajeva në Prishtinë do të mund të udhëtohet vetëm më letërnjoftime që është një lajm shumë i gëzueshëm për qytetarët e dy vendeve tona. Njëkohësisht me udhëheqjen rotative e cila fillon me Republikën e Shqipërisë, pra Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë, ne jemi shumë të lumtur që fuqizimi që këtij procesi ia dha kancelari Scholz do të vazhdoj në Ballkan dhe kjo të tregon vëmendjen e shtuar dhe vëzhgimin e afërt dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë Berlini dhe Brukseli dhe i gjithë BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimorë. Neve na duhet të bëjmë shumë reforma ashtu që tregu i përbashkët rajonal të pasohet edhe me marrëveshje të tjera të cilët ndërtojnë edhe më tej një katër liritë themelore të njerëzve, të shërbimeve të mallrave dhe të kapitalit dhe në këtë mënyrë e afrojnë rajonin tonë me BE-në drejt integrimit dhe anëtarësimit atje.

Republika e Kosovës gjatë këtij viti do të aplikoj për anëtarësim në BE, aq më tepër kur dihet se janë mbi 6 vjet prej që është nënshkruar marrëveshja e stabilizim asociimit nga vendi ynë dhe në anën tjetër në mesin e vitit të ardhshëm bëhen 20 vjet nga Samiti i famshëm i Selanikut.

Kurti për Ballkanin e Hapur

Nuk besoj që ka dilema që na nevojiten çfarëdo alternativash të tjera, përveç se Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit është mekanizmi i vetëm i vërtetë për anëtarësim në BE. Të gjithë kemi nevojë për Ballkan evropian dhe demokratik, i cili është i hapur për Brukselin, Berlinin, Parisin, Romën, Londrën e Uashingtonin, por natyrisht që nuk është i hapur për autokracitë e ndryshme lindore e veri-lindore. Andaj, mund të themi që Procesi i Berlinit fuqishëm po e tablon rrugëtimin evropian të Ballkanit për një Ballkan demokratik e evropian. Kur Ballkani është evropian dhe demokratik, natyrisht që edhe se është i hapur si duhet dhe kë duhet.

Propozimi franko-gjerman

Opsionet, modelet që po prezantohen në mënyrë të intensifikuar në mënyrë të fundit padyshim që janë një avansim, meqenëse po bëhet fjalë për konceptin, nocione universale, siç janë integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia, barazia; dhe kështu mendoj se është e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që për bindjen tonë duhet të jetë finale, për normalizim të plotë, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër. Është herët të themi se çka do të përmbaj ajo në fund, por besoj që ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshjet për zgjidhjen të posaqme që shndërrohen në opsione sui-generis me hollësi të panumërta që i nënshtrohen interpretimeve poashtu të panumërta e që shpeshherë moskuptimeve e keqintepretimeve, tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane. Për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk na duhen zgjidhje super të veqanta të problemeve, por na duhet një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlera evropiane. Kjo është edhe e drejtë edhe e mirë për të gjithë por edhe do të thosha e dobishme për Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë asnjë marrëveshje e cila cenon integritetin territorial, sovranitetin, pavarësinë e vendit tonë. Me këtë rast dua të theksoj se sa herë që na thërret Brukseli për takime të radhës, Prishtina është e gatshme. Ne duam dialog simetrik, të bazuar në vlera evropiane dhe natyrisht që ndoshta të tjerëve iu nevojiten strategjitë se si të mbërrihet tek ajo e cila për neve është e pashmangshme, e kjo është njohja reciproke në qendër.

Deklarimi i Kurtit pasi refuzoi kërkesën e SHBA-së për shtyerjen e afatit të targave

Tash, shtyerja 10-mujore nuk mund të jetë shtyerje. Shtyerje mund të jetë tri javë, tri muaj apo dy muaj. Por, në këtë rast ne nuk kemi bërë shtyerje sepse jemi në të drejtën tonë dhe në të njëjtën kohë ne kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane në lidhje me mundësitë e cenimit të faqes e sigurisë. Ne dëshirojmë edhe të mos bëjmë kompromis sa i përket zbatimit të ligjit të drejtë dhe të vendimeve të mira qeveritare, por njëkohësisht edhe të mos e cenojmë paqen e sigurinë dhe këtë e kemi bërë me vendimin që kemi marrur. Ka nisur zbatimi prej 1 nëntori, mirëpo nuk ka nisur nga 1 nëntori me konfiskim të targave. Pra, e kemi bërë njëlloj qasje të diferencuar dhe një sekuencim në zbatim që besojmë është rruga më e mirë edhe më e duhur përpara. Me SHBA-në ne jemi vazhdimisht në kontakt edhe me ambasadën tonë sidomos, por edhe drejpërsëdrejti me Departamentin Amerikan. Nuk ka vendim i cili shkakton preokupim të paqes dhe sigurisë e për të cilën ne paraprakisht nuk i njoftojmë partnerët tanë në Uashingon e Bruksel. Pra, ata e dinë paraprakisht qëndrimin tonë. Natyrisht nuk do të thotë që pajtohemi çdoherë, kudo për secilën hollësi sepse qeveria jonë është qeveri e një vendi sovran dhe kështu edhe SHBA-të na duan neve. Por, në anën tjetër nuk mund të thuhet ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane.

Policia e Kosovës në veri refuzon të shpërndajë fleta qortuese, deklarohet Kurti

Është një gjë kur dështon zbatimi i vendimit dhe është një gjë tjetër kur dikush bën thirrje që të mos zbatohet vendimi, përveq që tregon se nuk do ta zbatojë ai ose ajo vetë. Por, i përket organeve të sigurisë, jo vetëm MPB-së, Policisë që të merren me këtë thirrje e cila qartazi është në shpërputhje me rendin e ligjin në Kosovë.

Mungesa e Vuçiqit në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berilinit

Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë dhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua. Bëhet fjalë për një Samit që qartazi pothuajse secili folës dënohej agresioni rus dhe sidomos qështja me energjinë e cila dihet se gazin e ka shndërruar në armë lufte presidenti despotik Putin. Dhe ka mundësi që për një situatë të tillë është frikësuar që të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar. Andaj, sic ka sakrifikuar jo rrallëherë, e dërgon dikë tjetër në vend se t’i dalë ballë detyrës dhe qëndrimit të shtetit ku është president.

Sa i përket takimeve me Macronit, si të na vijnë ftesat do ju informojmë. /Enis Rrustemi/ Perisokpi/

Të ngjashme
Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK