Zeka: Nuk jam shoqëruar në Polici, me Fatmirin kam qenë duke pirë kafe kur u arrestua

Zeka: Nuk jam shoqëruar në Polici, me Fatmirin kam qenë duke pirë kafe kur u arrestua

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në kanë arrestuar Fatmir Shehollin i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”, raporton Periskopi. Gjatë arrestimit ishte i pranishëm edhe gazetari, Milaim Zeka, derisa për të u raportua se është shoqëruar në Polici. Zeka në një deklaratë për Periskopin ka konfirmuar se nuk është shoqëruar në Polici. “Kam […]

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në kanë arrestuar Fatmir Shehollin i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”, raporton Periskopi.

Gjatë arrestimit ishte i pranishëm edhe gazetari, Milaim Zeka, derisa për të u raportua se është shoqëruar në Polici.

Zeka në një deklaratë për Periskopin ka konfirmuar se nuk është shoqëruar në Polici.

“Kam qenë duke pirë kafe me të, dhe në një moment kanë ardh Policia dhe e kanë arrestU Fatmirin. Unë ju kam thënë a keni nevojë me ardhë më ju, dhe më kanë thënë që s’ka nevojë. Kaq, s’ka pas diçka ma shumë”, u shpreh Zeka.

Aktualisht, banesa e Fatmir Shehollit është duke u bastisur nga njësitet relevante, teksa ajo që çoi në arrestimin e tij, sipas Prokurorisë Speciale ishte një hetim disa mujor i zhvilluar nga organet e inteligjencës dhe ato të sigurisë.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.

 

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.

Arrestimin e Shehollit e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:

 

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

 

Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale../Periskopi/

Të ngjashme
GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

GOOOOOOL, Norvegjia shënon gol ndaj Anglisë

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Trump nis programin e kursimeve për fëmijët, foshnjave u ofrohen 1000 dollarë

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

Rruga drejt konstituimit të Kuvendit, paralajmërohen takime të reja

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Fillon ndeshja, Norvegjia dhe Anglia përballen për një vend në gjysmëfinale

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Grup ekstremist i majtë merr përgjegjësinë për sabotimin e linjës hekurudhore në Gjermani

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

Rama publikon pamjet nga koncerti i West: Shqipëri e bukur europiane

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Publikohen formacionet zyrtare Norvegji-Angli

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Përparim Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit