Zeka: SBASHK-u është sindikatë mafioze

Zeka: SBASHK-u është sindikatë mafioze

Deputetii Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur mafioze Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë bërë marrëveshje me shumë parti politike, e madje edhe me liderët shtetërorë. Zeka, gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve për orët e humbura gjatë […]

Deputetii Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur mafioze Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë bërë marrëveshje me shumë parti politike, e madje edhe me liderët shtetërorë.

Zeka, gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve për orët e humbura gjatë grevës tri javore,  tha se SBASHK asnjëherë nuk është marrë me problemet e arsimit, përveç se kanë bërë marrëveshje e memorandume politike.

“Me të njëjtin lezet e kënaqësi, po i dëgjojnë këto përralla edhe sindikata mafioze e arsimit të Republikës së Kosovës. Ajo nuk është sindikatë, ajo nuk përfaqëson mësuesit dhe profesorët….Me çfarë kërcënimi ka ardhur kryetari i sindikatave dhe ka raportuar në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, me çfarë budallallëku ka ardhur dhe ka thënë nuk bëhet nami nëse humb edhe një vit shkollor. Kjo sindikatë e turpit që kurrë nuk është marrë me problemet me të cilat duhet të merret një sindikatë, ka bërë vetëm marrëveshje politike me liderë të ndryshëm të partive politike, në fushata elektorale, që askund në botë nuk ndodh, sindikatat të bëjnë memorandume politike. Kanë bërë me Hashim Thaçin, kanë bërë me liderët tjerë politikë, nuk po guxoj me ia përmend emrin që kanë bërë marrëveshje politike edhe me kryetarin e Kuvendit, me zotin Kadri Veselin”, tha ai.

Sipas deputetit Zeka, seanca e tjetër e jashtëzakonshme për lojërat e fatit, e thirrur për sot, është e panevojshme derisa ka pasur edhe  një kërkesë për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“Kryetar, po e shohim që je vazhdimisht nën presionin e seancës së dytë. E keni caktuar një seancë në orën 14:00, po ashtu të jashtëzakonshme pa kurrfarë nevoje dhe tash po na bëni presion këtu, pas vendimit që keni marrë për këtë seancë, a me fol a mos me fol. E dyta, do t’i sugjeroja ministrit të Arsimit t’i marrë transkriptet e krejt këtyre debateve dhe të botojë një libër me titull “Përrallat e Parlamentit”. Shumica absolute e këtij parlamenti, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kur kemi qenë fëmijë, 99 për qind prej neve kurrë përralla nuk kemi dëgjuar. Edhe me lezet shumë të madh po i lexojmë përrallat e njëri-tjetrit, sot këtu në Kuvend”, ka përfunduar ai.

 

Të ngjashme
Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

Vozinha, heroi i Kepit të Gjelbër: Kam ëndërruar gjithë jetën për këtë moment

Vozinha, heroi i Kepit të Gjelbër: Kam ëndërruar gjithë jetën për këtë moment

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Endrit Shala u dënua me dy vjet burgim se favorizoi biznesin e baxhanakut

Endrit Shala u dënua me dy vjet burgim se favorizoi biznesin e baxhanakut

Behrami i reagon Mihalit që e quajti përdorues të narkotikëve Ramën: Inskenim i ngjarjeve kundër oponentëve politike

Behrami i reagon Mihalit që e quajti përdorues të narkotikëve Ramën: Inskenim i ngjarjeve kundër oponentëve politike

Incident brenda Gjykatës së Posaçme, tre vëllezër rrahin dëshmitarin

Incident brenda Gjykatës së Posaçme, tre vëllezër rrahin dëshmitarin

Çfarë thonë në KQZ, pse mandatet kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit të votave

Çfarë thonë në KQZ, pse mandatet kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit të votave

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, mbytet në liqen 37-vjeçari shqiptar

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, mbytet në liqen 37-vjeçari shqiptar

Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër

Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër

Dejona Mihali eskalon me gjuhë ndaj Përparim Ramës: Narkotikun si e merr

Dejona Mihali eskalon me gjuhë ndaj Përparim Ramës: Narkotikun si e merr

Tragjedia në Ksamil: Viktimë një 22-vjeçar – u përplas me policinë kufitare

Tragjedia në Ksamil: Viktimë një 22-vjeçar – u përplas me policinë kufitare

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat evropiane

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat evropiane

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare