Zemaj kërkon falje publike për incidentin fizik më një qytetar: Reagova në afekt dhuna nuk është përgjigje e drejtë

Zemaj kërkon falje publike për incidentin fizik më një qytetar: Reagova në afekt dhuna nuk është përgjigje e drejtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas një incidenti fizik në sheshin e Prishtinës, raporton Periskopi. Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ka thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjale të papranueshme. “Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e […]

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ka thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjale të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se ka reaguar në afekt në vetëmbrojtje, gjë për të cilën thotë se s’përfaqëson as bindjet e tij personale e as parimet e LDK-së.

“Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.

“Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar ai./Periskopi/

Reagimi i plotë:

Periskopi ka raportuar për incidentin e ndodhur sot mes deputetit të LDK-së dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për një medium vendor, në qendër të kryeqytetit. Gjatë xhirimeve, një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese.

Të ngjashme
SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar