Zgjedhjet afër / Peci i kujdesshëm ndaj stafit politik të tij, i kthen me letra në staf civil

Zgjedhjet afër / Peci i kujdesshëm ndaj stafit politik të tij, i kthen me letra në staf civil

Ministri Peci po vazhdon ta rehatojë stafin e kabinetit të tij edhe në fund të mandatit. Që nga ardhja në pushtet, Peci është siguruar që stafi i tij politik të marr pozita si zyrtarë civil. Këtë veprim, ministri Peci po e bën “për të shpëtuar” stafin e tij, për arsye se në rast se nuk […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Në dokumentet e publikuara më poshtë, mund të shihni edhe pozitat të cilat i kanë marrë ata.

Duke filluar nga ‘pazaret’ mes bashkëkryetarëve të Listës Guxo, Gërvallës e Pecit, ish-këshilltarja e këtij të fundit është rehatuar në diplomaci.

Saranda Stublla, pa përvojë dhe pa asnjë gradë, i është caktuar grada diplomatike, atashe. Tani, Stublla shërben në konsullatën e Kosovës në Poloni.

 

Peci është përkujdesur që ish-këshilltarin e tij, njëkohësisht bashkëpartiak ta rehatojë në pozitën e drejtorit në Ministrinë e Bujqësisë.

Bëhet fjalë për Albert Behramin, i cili është emëruar Drejtor i Drejtoratit Koordinues Rajonal – Mitrovicë.

Sipas vendimit, për pranimin e Behramit, komisioni vlerësues e ka poentuar më së shumti atë, me plotë 91.2 pikë, prej të cilave 61.6 i ka marrë në testin me shkrim e 29.6 në intervistë.

 

Pesë ditë më parë, Periskopi raportoi për avancimin e këshilltarit tjetër të Pecit, Mentor Tahirit.

Tahiri e bëri të ditur lajmin vetë në profilin e tij në X dhe Facebook, ku njoftoi se tash e tutje do të shpërbejë si Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në korrik të këtij viti, Peci e rehatoi edhe asistenten e tij në një pozitë të lartë në Ministrinë e Bujqësisë.

Verona Menxhiqi është punësuar në pozitën e Zyrtares së Lartë Ligjore në Departamentin Ligjor të MPBZHR-së.

Ajo ka dalë e para në konkursin publik të organizuar nga ministria, duke grumbulluar 90.6 pikë në vlerësimin përfundimtar.

Pasi kreu punë me asistenten e parë, Peci e rehatoi edhe asistenten tjetër, Bleona Krasniqi.

Krasniqi ka qenë asistente administrative e Pecit, njëherit ajo është edhe anëtare e Listës Guxo. E njëjta është zgjedhur në pozitën e “Zyrtarit për Informim” në kuadër të ministrisë së drejtuar nga Peci.

 

Vlen të theksohet, se gjatë mandatit të tij, Peci ka hasur në probleme me këshilltarë të tij.

Enis Osmani, ish këshilltar politik i Pecit, u shkarkua në vitin 2023, pasi i njëjti ishte dënuar nga Gjykata për falsifikim votash.

Në korrik të këtij viti, Peci ka pasur problem edhe me një këshilltar tjetër, ku çoi deri në shkarkimin e tij.

Bëhet fjalë për Hysen Muzliukaj i cili ishte arrestuar në atë kohë si i dyshuar për korrupsion.

Ai ishtë dërguar në mbajtje së bashku me Faruk Mujkën. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?